Lidhu me ne

Mix

Njihni introvertët! Besojnë se të gjithë janë si ata, besnikë dhe zemërmirë.

Njihni introvertët! Besojnë se të gjithë janë si ata, besnikë dhe zemërmirë. Por…

Njerëzit e ndrojtur, apo siç është bërë zakon të quhen, njerëzit introvertë, jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse ata nuk kërkojnë shumë.

Njerëz të tillë nuk presin që personi tjetër t’i nxjerrë për dreka apo darka romantike, apo t’i përgjigjet mesazheve të tyre në mënyrë të shpejtë.

Ata bëhen të lumtur me gjëra më të thjeshta.

Njerëzit introvertë mendojnë se të gjithë janë si ata, besnikë dhe zemërmirë.

Introvertët jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse përherë dhurojnë nga vetja pa pritur gjë në këmbim.

Janë dëgjues të mirë, pa bërë asnjëherë pyetje dhe gjithmonë të gatshëm të japin këshillat më të sinqerta. Kërkojnë ta bëjnë të lumtur personin që kanë në krahë, edhe nëse kjo gjë do të thotë të heqin dorë nga disa nevoja të tyre.

Nuk shqetësohen për veten, aq sa shqetësohen dhe u interesojnë të afërmit e tyre. Ata e nënvlerësojnë veten duke menduar se nuk meritojnë vëmendje speciale, ndaj nëse partneri apo partnerja nuk u kushton vëmendje, ata sërish nuk mërziten.

Për njerëzit introvertë marrëdhëniet toksike shihen sikur të jenë marrëdhënie normale.

Nuk i shohin asnjëherë gjërat me dyshim dhe e kuptojnë sa e dëmshme është marrëdhënia që po përjetojnë vetëm kur gjërat kanë avancuar shumë.

Njerëzit e ndrojtur përfshihen në marrëdhënie toksike, sepse nuk lidhen asnjëherë me shumë persona.

Edhe kur marrëdhënia mund të ketë arritur fundin, ata përpiqen t’i zgjasin gjërat sa më shumë, sepse nuk duan t’i thonë personit tjetër: “Lamtumirë” pasi mendojnë se do ta lëndojnë.

Nga ana tjetër, ata nuk duan që të tjerët t’i mendojnë si të dobët apo shumë emotivë, ndaj e mbajnë trishtimin e tyre për vete.

Edhe pse nuk e pranojnë, njerëzit e ndrojtur duan të ndihen të dashuruar nga dikush, duan të ndihen të nevojshëm dhe duan të përfshihen në një marrëdhënie afatgjatë.

Ata janë njerëz të ndershëm dhe që vlejnë shumë. Por ata rrezikohen sepse janë më të shumtë ata që përfitojnë prej tipit të tyre.

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar23 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix23 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook