Lidhu me ne

Kryesore

Bolton për shkëmbimin e territoreve: Rama kishte thuajse pozicionin, nëse palët do binin dakord ai do e mbështeste (Video)

Ish-këshilltari i presidentit amerikan, Trump, Bolton, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ka qenë thuajse në pozicionin që nëse Kosova e Serbia do binin dakord për shkëmbimin e territoreve, ai do e mbështeste.

Bolton ka dhënë një intervistë për korrespondentin e TvT në Nju Jork, Robert Papa ku ndër të tjera ai është pyetur dhe ka sqaruar edhe çështjen e marrëveshjes mes Serbisë e Kosovës, mes të cilave ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve.

I pyetur nga gazetari Papa, Bolton thotë fjalë për fjalë: “Rama kishte thuajse pozicionin se nëse palët do binin dakord, ai do ta mbështeste.”

Bolton thotë më herët gjatë intervistës se takimi i paralajmëruar në Uashington mes Serbisë e Kosovës nuk do prodhonte marrëveshje por do shërbente për të bërë foto.

Ai pohon gjithashtu se kanë qenë presidentët Vuçiç e Thaçi që kanë kërkuar shkëmbimin e kufijve.

“Takimi në Ushington mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të prodhonte marrëveshje. Do të ishte një mundësi për fotografi dhe vetëm kaq”, shprehet Bolton.

“Vuçiç dhe Thaçi kanë kërkuar të bëhej ky shkëmbim kufijsh. Kisha ndikim sepse duhej të ndërmerreshin hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, për të ulur ndikimin rus. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë pati ndikime që në vitin 2018 dhe liderët e dy vendeve donin t’i zgjidhnin çështjet mes tyre, sepse e panë sepse nuk mund të arrinin rritje ekonomike dhe stabilitet derisa të normalizoheshin marrëdhëniet”, thotë Bolton.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook