Lidhu me ne

Kryesore

Freedom House “Kombet në Transit 2020”: Demokracia në Shqipëri po përkeqësohet

Freedom House “Kombet në Transit 2020”: Demokracia në Shqipëri po përkeqësohet

Demokracia në Shqipëri është përkeqësuar, sipas raportit të fundit nga Freedom House, me titull “Kombet në Transit 2020”.

Në një sistem vlerësimi nga 1 në 7—ku 1 tregon nivelin më të lartë të demokracisë dhe 7 nivelin më të ulët, Freedom House e ka vlerësuar Shqipërinë me 3,82 pikë në krahasim me 3,89 pikë një vit më parë. Sipas përcaktimit të FH, Shqipëria vazhdon të jetë regjim hibrid mes autokracisë dhe demokracisë.

Shqipëria vlerësohet dobët për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e tij (3.25 pikë) dhe korrupsionin (2.75 pikë). Ajo gjithashtu mori rezultate më të ulta se një vit më parë për qeverisjen demokratike (3.25 pikë), për pavarësinë e medias (3.75 pikë) dhe proceset zgjedhore (4.25 pikë).

Në rajon, Shqipëria renditet më poshtë se Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa mesatarja për Europën është 5.4, ndjeshëm më e lartë se ajo e Shqipërisë.

Raporti thekson se demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke materializuar kështu frikën në rritje për vendosjen autoritarizmit dhe një sistem jofunksional të mekanizmave për të kontrolluar dhe balancuar qeverinë.

Raporti thekson se gjatë vitit 2019, Shqipëria nxorri në pah jo thjesht një tjetër krizë politike, por edhe konflikte institucionale, gjë që zbuloi se sistemi aktual është i paefektshëm në parandalimin e këtyre konflikteve.

Gjithashtu tendencat shqetësuese u vunë re në fushat e qeverisjes demokratike kombëtare, proceset zgjedhore, pavarësinë e mediave dhe korrupsionin.

Freedom House tregon se pjesa e parë e vitit 2019 karakterizohet nga protesta të shumta nga qytetarët, duke përmendur lënien e mandateve nga opozita si një nga ngjarjet më të paprecedenta si dhe braktisja e zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës.

Korrupsioni mbeti një fushë shqetësuese gjatë 2019-tës, pasi lufta e ulët kundër korrupsionit solli pandëshkueshmërinë e zyrtarëve dhe kapjes së shtetit duke kërcënuar procesin legjislativ. Parlamenti miratoi disa kontrata të dyshimta për koncesion dhe PPP përmes ligjeve të veçanta. Qeveria dhe bashkia e Tiranës zbatoi planin e saj për Teatrin Kombëtar në mungesë transparence, pavarësisht protestave të artistëve e qytetarëve.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe mungesa e nisjes së hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë mbeten ende probleme, pavarësisht se institucionet e reja të drejtësisë janë ngritur.

Viti 2019 ishte vit sfidues për mediat, liria e të cilave u vu në rrezik nga një paketë ligore anti-shpifje e miratuar nga Parlamenti. Gjithashtu media ka qënë në qendër të sulmeve nga qeveria pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga mediat shqiptare dhe organizata ndërkombëtare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook