Lidhu me ne

Kryesore

Basha: Do të çlirojmë biznesin nga ankthi ku është vendosur nga terrori qeveritar apo inspektoratet.


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë nga Korça premtimin e tij për sistemin e ri të taksave që do të hyjë në fuqi në ditën e parë kur forca e tij të marrë pushtetin.

Ndërsa u njoh me problematikat që biznesi po has në këto kohë, kryedemokrati theksoi se kriza ishte edhe pëpara pandemisë. Basha shtoi se një qeveri e drejtuar nga ai do të çlirojë biznesin nga ankthi që e kanë vendosur insepktoriatet të cilat tha se do t’i vendosë në karantinë për një vit.

“Kryeministri ka kopjuar programin e PD për biznesin por nuk e ka lexuar mirë dhe as e ka kuptuar atë. Çështja është që biznesi i madh apo i vogël janë në krizë të thellë. Në krizë kanë qenë dhe përpara pandemisë. Gjendja është keq e më keq. Ndaj duhet të theksoj edhe njëherë masat tona stabilizuese që do të marrim që ditën e parë në pushtet. Së pari do të çlirojmë biznesin nga ankthi ku është vendosur nga terrori qeveritar apo inspektoratet. Do t’i vendosim një vit në karantinë inspektoratet.

Së dyti do të vendosim një sistem konkurrues taksash për rajonin. Çdo biznes i vogël deri në 140 mln lekë do të ketë vetëm një taksë që do të jetë 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër do të zhduket. Për biznesin e madh do të vendosim taksën e sheshtë 9%. Pa këto masa ekonomia do të vazhdojë të hidhet në një gropë më të thellë, siç është hedhur në këto 7 vite”, u shpreh Basha. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook