Kryesore
Ec aty Lali Eri / 500 mijë euro vetëm për projektin e Teatrit të ri Kombëtar
Bashkia e Tiranës do të paguajë rreth 500 mijë euro për projektin e Teatrit të Ri Kombëtar që parashikohet të ndërtohet në vendin ku u prish teatri I vjetër. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar sot procedurën e nisur nga Bashkia me objekt: Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar” me vlerë 60 317 899 lekë.
Për projektin në fjalë ka një sërë problemesh. Bashkia ka deklaruar se teatri i ri do të jetë sipas projektit të studios së Bjarke Ingels, ndërkohë që aktualisht hapet një procedurë për projektin. Vetë Ingels e kreu studimin me porosi të kompanisë Fusha e cila nuk është më zhvilluese e këtij projekti. Nuk është e qartë këtu nëse Bashkia, pra NE po paguajmë këtë projekt në mënyrë që të shlyet kompania për një punë që nuk u lejua ta bënte, por për të cilën shpenzoi, apo kemi të bëjmë me projekt të ri. Mbetet për t’u parë, por formalisht do të shihet nëse do të ketë oferta të reja.
Nga ana tjetër, për prishjen e Teatrit Kombëtar ka disa padi penale dhe është disi me rrezik financiar të hapësh procedurë prokurimi, pra të shpenzosh para publike kur mund të humbasësh përballjen në një process gjyqësor. Dhe do të ishte groteske nëse dikush të paraqiste projektin e vjetër dhe të refuzohej. / Respublica.al