Lidhu me ne

Kryesore

Spartak Ngjela: Rama dhe Thaçi tentuan t’i falin territor Serbisë. FBI do t’i hetojë

Ngjela: Albin Kurti po i mëson Ramës patriotizmin

Nga Spartak Ngjela 
Çështja Thaçi nuk mund të jetë një çështje e thjeshtë: në këtë çështje, fakti që HashimThaçi dhe Edi Rama kanë dashur t’i japin territor shqiptar Serbisë, është pleksur përkrahja e interesit ruso-serb kundër interesit amerikan dhe interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
A do të merret FBI me këtë çështje? Sigurisht që do të merret. Po palët që kanë marrë pjesë në këtë mënyrë antikombëtare Thaçi, Rama e ndonjë tjetër, ku janë në këto momente?
I.
Shikoni shenjat që sqarojnë çështjen: Thaçi po flet përçart. Është trembur Rama. Është mërzitur presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe sot ky i ka kërkuar takim Thaçit që është nën akuzën që ka ngritur Serbia. (!) Por, më e rëndësishmja është se ka humbur qetësinë Richard Grenell, zëdhënësi i presidentit amerikan Trump për çështjen e Kosovës.
Si mendoni ju, kjo gjendje vjen nga rasti? Aspak.
Ja si shkruan Martin Henze, këshilltar i CDU-së gjermane: “Thaçi, Rama, turpi i rëndë i shekullit të 21-të, është se ata kanë negociuar me Serbinë në emër të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, dhe i kanë dhënë Serbisë marrëveshjen për ta negociuar këtë marrëveshje me BE, përfshirë edhe për Shqipërinë. Kjo mund të quhet vetëm tradhti”.
II.
Kuptohet se, Thaçi dhe Rama kanë lënë shenja kundër interesit shqiptar dhe pritet të dalin provat për bashkëpunim me Serbinë kundër interesit kombëtar. Përgjimet edhe mund të hapen. Por, hapja e përgjimeve për bisedimet Granell, Thaçi, Vuçiç, Rama, kundër interesit shqiptar, dëmton presidentin Trump, sepse interesi shqiptar në Ballkanin Perëndimor është edhe interesi amerikan. Kjo, në fakt, mund të bëhet thembra e Akilit në këtë çështje. Atëherë, pikërisht për këtë, pushimi i Grenell-it nga presidenti Trump, është lëvizje e domosdoshme e momentit, në të kundërt, nuk dihet së çfarë mund të ndodhë nëse Biden zgjidhet president në muajin nëntor në SHBA. Kjo sepse, dokumentet komprometuese Thaçi, Rama, Grenell, Vuçiç, sigurisht që, nëse fiton Biden në nëntor, i përdor ai, FBI dhe CIA kundër presidentit Trump. Atëherë, shkarkimi i Grenell-it nga presidenti Trump është domosdoshmëri politike për vetë presidentin. Sepse vetëm kjo e shfajëson presidentin amerikan nga një implikim i dyshuar me politikën ruse në Ballkanin Perëndimor.
Po ky kryeministri shqiptar, kaq i paaftë është ky sa mendon që me një diksion popullor dhe jashtë konceptualitetit juridik do të bindë profesionalisht juristët e mëdhenj të speciales së Hagës për pafajësinë e Hashim Thaçit! Sigurisht, Rama kështu do të sillet sepse ka hyrë në një politikë injorante nga ato që në historinë politike të Shqipërisë tashmë janë quajtur “çorba Hoxha”.

MË TEPËR

Mix25 minuta më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar39 minuta më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix4 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix4 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook