Lidhu me ne

Kryesore

Milot-Fier me PPP/ Arben Malaj: Nuk mund të zhvillohemi me borxhe

Ish- ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj e ka cilësuar të gabuar dhënien me PPP të aksit Milot- Fier duke konstatuar se 1.2 miliardë euro janë kosto shumë e rëndë.

Malaj thotë se koncesionet me PPP kanë më shumë kosto se çdo formë tjetër, pasi asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë nuk bën rrugë me taksat e qytetarëve. Sipas Malajt, miksi i burimeve financiare me grante, banka dhe taksa, do të ishte mënyra më e mirë për të modernizuar infrastrukturën rrugore.

”Ekspertët shqiptarë duhet të bashkohen në shqetësimin që Shqipëria duhet të modernizojë infrastrukturën një miks të burimeve financiare, grante, taksa, banka. Duke patur kosto të ulëta, atëhere do kemi kosto më të ulëta. Me PPPP, përfitimet do jenë të vogla, dhe kostot të larta. Sot nuk ka asnjë trafik në Shqipëri me pagesë. Sa më e madhe të jetë kostoja e ndërtimit, aq më e madhe dhe kostoja e mirëmbajtjes.

Në asnjë rast, dhe në vendet e tjera, tarifa mbulohet 100%. Sepse nëse ne e bazojmë rritjen tonë ekonomike, me rritjen e borxhit, jo vetëm është e shëndetshme, por përfshihemi në krizën e borxheve. Borxhet janë rritur, dhe kështu taksapaguesi do të paguajë më shumë, ose do të ndodhë tjetra, shtetet që nuk rrisnin dot taksat, ulnin shpenzimet në arsim, shëndetësi.

Ne s’mund të mendojmë me një zhvillim harmonik të vendit tonë me PPP-të dhe kryesisht në vetëm rrugë. Nëse do kishte diçka efikase, të ishte mbështetja buxhetore për shëndetësinë, parandalimi dhe shërbimi ndaj rasteve të infektuara.

Fakti që nuk diskutohet dhe negociohet me donatorët, shpesh këto qeveri shmangin, pasi kontrollohen fituesit, çmimi etj, psh sot ishte shifra 1.2 miliardë, shumë e madhe. Duke larguar donatorët atëhere i bëjmë tenderat me nëpunësit që kanë mungesë profesionalizmi. Qeveria duhet të bëjë një komunikim më të saktë, ka një strategji për rrugët. Ndërtimi i investimeve publike është proceset më të mirëmenaxhuara në bazën ligjore. Nuk mund të zhvillohemi me borxhe. Marrim shembullin e Greqisë. Bëri infrastrukturën dhe metronë me fondet nga BE. U bënë investimet miliarda euro për lojërat olimpike. Qeveria greke nuk i mbulon dot më me mirëmbajtjen, dhe janë bërë zona të rrezikshme ambientaliste”- tha Malaj në News24.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar5 orë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore5 orë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix9 orë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix9 orë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix9 orë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix9 orë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix10 orë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal10 orë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix10 orë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook