Lidhu me ne

Kryesore

RAPORTI satirik / Rritet hendeku social mes qenushëve të pasanikëve dhe shqiptarëve të varfër

RAPORTI / Rritet hendeku social mes qenushëve të pasanikëve dhe shqiptarëve të varfër

TIRANË, Rolling Hills, Lalz – Pandemia e koronavirusit e ka bërë edhe më të mprehtë problemin e pabarazisë sociale dhe hendekut të madh ekonomik mes qenushëve të pasanikëve shqiptarë dhe shtresës së varfër të qytetarëve të vendit.

Ky konkluzion ka dalë nga raporti i fundit i Institutit të Studimeve Kafshërore “Qën bir Qëni” me qendër në Tiranë, që nxjerr në pah dallimet dramatike mes krijesave shtëpiake të oligarkëve, biznesmenëve dhe koncesionofagëve të vendit, dhe 30 përqind të shqiptarëve që hyjnë në shtresën e varfër.

“Të dhënat tona tregojnë një rritje të shpejtë të pabarazisë mes qytetarëve më vulnerabël të vendit, dhe 1 përqindshit të kafshëve më të pasura,” deklaroi për Gojët e Liga bashkëautori i raportit, Dr. Drenush Dashi.

Sipas Dr. Dashit, studiuesit kanë përpunuar të dhënat e natyrave të ndryshme, nga aksesi në ushqim cilësor dhe strehim komod i një qenushi pasanik normal shqiptar, tek mbulimi shëndetësor dhe cilësia e përgjithshme e jetës, që përfshijnë aksesin në teknologji, argëtim, kulturë, etj, duke i mbivendosur këto me të njëjtat të dhëna të brekëgrisurve.

“Statistikat tregojnë se që nga fillimi i viteve 2000, rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm për popullatën masive shqiptare. Përjashtim bën ai fraksion i vogël pasanik i qenëve, (por edhe maceve, papagallëve, breshkave, zhapikëve bardhezi e peshqve me ngjyra), të akomoduar kryesisht në Tiranë e rrethina, Rivierë, Lalz etj, që janë kthyer në konsumatorët kryesorë të importeve luksoze,” shton specialistja e Institutit “Qën bir Qëni”, Dallëndyshe Cjapi.

Sipas Cjapit, edhe maska anti-Covid e një qeni normal pasanik, kushton sa shpenzimi dyjavor ushqimor i një familjeje të mbaruar 4 anëtarëshe.

Raporti saktëson se edhe pse 65 përqind e kafshëve pasanike të marra në studim përfshijnë qen të racave e kryqëzimeve të ndryshme, si dhe speciet e përmendura më sipër, nuk mungojnë edhe krijesa të rralla si lama e kryqëzuar me socialist të rinovuar, apo e famshmja breshkë mesdhetare e kryqëzuar me demokrat të kavurdisur në salcë Tropoje.

“Përgjithësisht, kafshët pasanike kanë një mesatare konsumi prej 120 dollarë amerikanë në ditë, ndërsa shqiptari i varfër, 1.2 dollarë në ditë,” theksojnë të alarmuar Dashi e Cjapi, “pra, raporti është 1:100, ndërkohë që 10 vjet më parë ka qenë 1:50”.

Në seksionin e konkluzioneve, raporti pohon se kështu si shkojnë punët, opsioni më i mirë i shqiptarëve të varfër për të parë pak prosperitet, është të bëhen kafshë shtëpiake të kafshëve të pasura.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook