Lidhu me ne

Kryesore

Europa i vë traun Shqipërisë dhe Kosovës. Serbët dhe malazezët nuk të infektojnë si shqiptarët

Bashkimi Europian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë.

Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë.

Ata në fillim kanë miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është përpiluar edhe lista, në të cilën janë vëtëm 15 shtete.

Kjo do të thotë se për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut.

Para më shumë se dy javësh Komisioni Evropian kishte propozuar që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë e BE-së nga 1 korriku, duke marrë parasysh, se atëherë, situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e ngjashme, apo edhe më e mirë sesa në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, prej atëherë situata është përkeqësuar dukshëm dhe janë shënuar raste të shumta të personave me koronavirus në këto shtete. Kjo ka bërë që ato të bien nga lista e vendeve, për të cilat rekomandohet heqja e kufizimeve nga data 1 korrik.

Po ashtu, me kusht të reciprocitetit, kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Kjo mund të zemërojë administratën amerikane, por në BE thonë që i kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia, dhe jo ato politike.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qenë ai që të ketë patur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet. Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.

Po ashtu, kufizimet nuk do të vlejnë për personat, të cilët do të kalojnë tranzit.

Për personat që kanë vendbanim në shtetet e Bashkimit Evropian nga 1 korriku nuk do të duhej të vlejnë më kufizimet për hyrje në territorin e BE-së.

Lista nuk është përfundimtare dhe ajo mund të ndryshohet në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike. Për këto rekomandime, deri të shtunën në mbrëmje, duhet të pajtohen qeveritë e vendeve anëtare, ose të mos dërgojnë vërejtje në mënyrë që rekomandimi të konsiderohet si i aprovuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Por edhe kur ky rekomandim të bëhet zyrtar në emër të BE-së, u takon shteteve anëtare që të vendosin a do t’i hapin, apo jo, kufijtë e tyre për këta shtetas të huaj.

/Radio Europa e Lirë/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook