Kryesore
Basha: Rama zbrazi xhepat e shqiptarëve, PD do bëjë realitet taksimin e thjeshtë dhe transparent

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka rekomanduar së fundi qeverisë shqiptare që të orientohet drejt tatimit të sheshtë.
Duke iu referuar këtij raporti ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha i cili thekson se “FMN mbështet atë që PD do të bëjë realitet”.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se “Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse”.
Postimi
Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira
“Taksimi Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.
