Kalo tjetër thirrje: Kaq pak vlerë ka jeta jonë sa të luajmë me të?
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka dalë me një tjetër reagim lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë teksa numri i të infektuarve mbetet i lartë.
Kalo thekson se ditët e fundit po vihen re tre dukuri: shtimi i rasteve në përgjithësi, shtimi i të sëmurëve në spitalin Covid-1, si dhe prekja edhe e moshave të reja deri dje të pa prekura.
I revolutuar me neglizhencën e qytetarëve, Kalo shton se është e pafalshme që pas një mbrojtje prej pothuajse tre mujore të moshave të treta dhe të atyre me ko-morbozitete, t’i ekspozojmë ato kaq brutalisht e frikshëm ndaj kësaj sëmundje.
Postimi i Tritan Kalos:
“KOHË KOVIDIANE…..KOHË për më shumë KUJDES dhe jo për FRIGIM apo PANIK….PËR JU bashkëqytetarë që ende jeni sy dhe mëndjehapur…Ju miq, shokë e kolegë që ende OKSIGJENONI si dhe sa duhet, arësyetimin dhe qëndrimin tuaj ndaj infeksionit me Sars-Cov2/Covid-19….Ditët e fundit vërehen tre dukuritë e mëposhtëme në sfidën ndaj tij: 1- shtimi i rasteve në përgjithsi, 2- shtimi i të sëmurëve në spitalin Covid-1, si dhe 3- prekja edhe e moshave të reja deri dje të pa prekura….NUKU bëhët fjalë aspak për një “Con-virus” ose “Con-flu” (“virus budalla” ose “grip budalla”), sikundër mundet t’a keni dëgjuar apo lexuar edhe në shtypin apo TV e huaj….SARS-COV2/COVID-19 është “një virus inteligjent”, REAL dhe sëmundje e vdekje-shkaktues….Të dhënat nga e mbarë Bota e vërtetojnë këtë gjë….Më mirë se kushdo tjetër janë të SËMURËT e prekur nga format e rënda të këtij infeksioni, ata/ato që mundet më qartë të mbështesin shpjegimet e mësipërme, si dhe të cilët me bindje të plotë janë kundër çdo DONKISHOTIZMI për mos ekzistencën e këtij infeksioni, të përhapura shpesh nga disa GJITHOLLOGË apo ANAL-ISTË jo profesionistë të fushave të Epidemiologjisë, Infektologjisë, Virologjisë, Imazherisë apo Imunologjisë…..VETËNDËRGJEGJËSIMI mbetet KYÇI i suksesit në sfidën tonë me Sars-Cov2/Covid-19….NUKU është e pamundur të kujdesesh ndaj vetes si dhe ndaj atyre që gjallojnë rreth jush, të mbash higjenën e duhur personale, kolektive dhe të mjedisit të punës, shkollës apo të jetës së përditëshme, ti ajrosësh ato sa më shpesh, të eleminosh sa të jetë e mundur grumbullimet jo jetësore, të hidrosh sa më shpesh trupin tënd, të ushqehesh sa më variueshëm dhe sa më shëndetshëm sipas mundësive, POR të shprehësh njëkohësisht edhe SOLIDARITET me ata që janë në nevojë dhe në mungesë të tij, të ecësh në natyrë apo buzë lumenjve, liqenjve e detit që NATYRA na i ka falur me bujari, të ekspozohesh ndaj diellit jetë-zgjatës dhe jetë-dhënës, të mbash maska në mjediset e mbyllura dhe aty ku lëvizin shumë njerëz, të respektosh distancimin fizik kur dhe ku është e mundëshme….TË GJITHA këto janë masa lehtësisht të zbatueshme, POR që në fund të fundit rezultojnë edhe jetë-shpëtuese….KAQ pak vlerë ka jeta e jonë sa të luajmë papërgjegjshmërisht me të???….PËRSE nënvlerësohet jo rrallë VETËIZOLIMI i këshilluar i personave pozitiv për Covid-19, çka është një DETYRIM moral, social si dhe ligjor….ËSHTË e PAFALËSHME që pas një mbrojtje prej pothuajse tre mujore të moshave të treta dhe të atyre me ko-morbozitete, t’i ekspozojmë ato kaq brutalisht e frikshëm ndaj kësaj sëmundje…..ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët…SARS-COV2/COVID-19 është edhe për shumë kohë mes nesh dhe ndaj tij DUHET vijuar, të ushtrohet kujdesi maksimal për të mos u i infektuar…Ju duam, ju respektojmë dhe jemi pranë jush për t’ju ndihmuar në çdo kohë….BASHKË dhe me MIRËBESIM reciprok NE me shumë siguri do ja dalim edhe kësaj sfide jetësore me Sars-Cov2/Covid-19!!!”