Kryesore
Pandi Majko: Nuk fola për Teatrin, se operova gojën… Po sikur të shprehej me shkrim?
Pandeli Majko, nganjëherë kritik me Edi Ramën për shembjen e teatrit, ka thyer ccdo parashikim, kur shpjegoi arsyen përse nuk reagoi, kur teatri u shemb.
Ministri i Diasporës tha në një intervistë për Endri Xhafon në Abc News që në atë kohë pati bërë një operacion në gojë dhe nuk mund të fliste dot.
“… qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas…”.
Po sikur të shprehej me shkrim?
Pjesë nga intervista:
Endri Xhafo: Si i keni marrëdheniet me Veliajn?
Pandi Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë?
Endri Xhafo: S’e di po ju pyes?
Pandi Majko: Aman o ç’a janë këto pyetje?
Endri Xhafo: Mirë? Normale?
Pandi Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën.
Endri Xhafo: Po, kur i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “O Erion, çfarë po bën me Teatrin?”…
Pandi Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee…
Endri Xhafo: Variantin e vërtetë, se nuk jeni politikan mashtrues…
Pandi Majko: E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë.
Endri Xhafo: A ka patur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?
Pandi Majko: Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin… duke mos vajtur tek dentisit qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas…