Lidhu me ne

Kryesore

Europarlamentarët të shqetësuar për marrëdhënien Shqipëri-Turqi dhe ndikimin turk

Turqia ka lidhje të forta edhe me pjesën radikale në Kosovë. Dhe duhet t’ju kujtoj se në muajin mars, pesë mësues u rrëmbyen në Kosovë për t’u ekstraduar në Turqi. Ata ishin siç duket pjesë e lëvizjes së Gylenit

Europarlamentarët të shqetësuar për marrëdhënien Shqipëri-Turqi dhe ndikimin turk

Ndikimi turk mbi Shqipërinë duket se ka filluar të ngjallë shqetësime në institucionet e Bashkimit Europian.

Gjatë një seance diskutimi mbi Shqipërinë zhvilluar të premten në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, disa eurodeputetë kritikuan marrëdhënien e ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në funksion të planeve turke për ndikimin në Ballkan apo në shërbim të përndjekjes së ndjekësve të përceptuar të lëvizjes gyleniste.

Pati të paktën dy eurodeputetë të komitetit të jashtëm që shprehën dyshime në lidhje me vullnetin dhe dëshirën e brendshme të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së.

Në përgjigje ndaj tyre, Drejtoresha për Europën dhe Azinë Qendrore në Komisionin Europian la të nënkuptohej se shqetësimet e eurodeputetëve janë disi të ekzagjeruara dhe duhen parë në kontekst, duke theksuar gjithashtu se mbi 90 për qind e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE. Ajo pohoi se Komisioni monitoron edhe këtë marrëdhënie dhe do të reportonte nëse ka shqetësime të vërteta në të.

Më poshtë Exit po sjell të plota pohimet e tre eurodeputetëve dhe të funksionares së lartë të Komisionit.

Thierry Mariani, eurodeputet francez

Një pyetje për Shqipërinë. Financimi përmes fondeve  IPA, për një vend që vendos politikën e BE-së në rrezik. Shqipëria është një pjesë kyçe në lidhje me influencën turke në Ballkan. Turqia ka lidhje të forta edhe me pjesën radikale në Kosovë. Dhe duhet t’ju kujtoj se në muajin mars, pesë mësues u rrëmbyen në Kosovë për t’u ekstraduar në Turqi. Ata ishin siç duket pjesë e lëvizjes së Gylenit

Në janar, Shqipëria iu dorëzua kërkesave të Ankarasë për një tjetër çështje arrestimi dhe ekstradimi. Dhe shërbimet sekrete turke i turpëruan partnerët shqiptarë sepse zbuluan arsyet për këto arrestime. Shqipëria ka të drejtë të ketë marrëdhënie të mira me Turqinë, por ne nuk mendojmë se politika e zgjedhur për momentin në këtë drejtim është në përputhje me politikat europiane.

…Ne duhet të jemi të sinqertë me Shqipërinë, ne duhet të shmangim atë se si kemi luajtur me Turqinë për 30 vjet, …sepse Shqipëria nuk e ka atë thirrjen e brendshme për të qënë në BE.

Zimnok Berhard, eurodeputet gjerman

Po flitet shumë për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Turqisë. Turqia po e përdor Shqipërinë si një bazë për ekspansionin drejt Europës. Me 50 për qind popullsi myslimane. Turqit po punojnë drejt një perandoria të re otomane. Ata po e bëjnë këtë gjë përmes rritjes së armatimeve dhe përmes fesë. [Shqipëria dhe Turqia] kanë marrëdhënie në të gjitha fushat. Dhe unë e shoh si problem.

Në fund të ditës unë nuk mendoj se Shqipëria do të zbatojë reformat e duhura, ata nuk janë pjesë e vlerave tona europiane. Ne duhet të ndalojnë derdhjen e parave në Shqipëri dhe procesin e anëtarësimit. Le të kuptojmë më në fund se Shqipëria në BE do të sjellë probleme të mëdha dhe të panevojshme.

Katalin Cseh, europarlamentare hungareze

Sikurse e thënë disa folësa para meje, unë besoj se është shumë, shumë shqetësuese si është zhvilluar marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë pas grushtit të shtetit në 2016. Shumë qytetarë turq të akuzuar si të lidhur me lëvizjen e Gylenit janë larguar nga Turqia dhe janë strehuar në Shqipëri.

Vitet e fundit Turqia i ka bërë presion qeverisë për t’i ekstraduar këta persona të perceptuar si gylenistë të cilët rrezikojnë përndjekjen dhe arrestimin nëse hyjnë në Turqi. Dhe me mbi 50 mijë persona të arrestuar si të lidhur me grushtin e shtetit çdo njeri që perceptohet si gylenist konsiderohet armik në Turqi.

Unë dua të flas për një rast të fundit, një rast të mirë dokumentuar. Shtetasi turk Selami Simsek u arrestua në aeroportin e Tiranës, dhe bëri burg për përdorim dokumentash të fallsifikuara.

Megjithëse ai u lirua më 9 mars, për arsye të panjohura, policia e mbajti për orë të tëra përpara se ta dërgonte në një qendër për emigrantët e paligjshëm. Ndonëse Zoti Simsek aplikoi për azil, statusi i aplikimit të tij dhe vendndodhja e tij mbahen të fshehta nga autoritetet shqiptare çfarë shtoi frikën për përzënien e tij të shpejtë nga Shqipëria.

Dua t’i kërkoj komitetit të dërgoj një letër qeverisë shqiptare për të kërkuar gjendjen e aplikimit të tij dhe arsyet pse ai u mbajt në burg.

Angelina Eichhorst, Drejtoreshë për Europën dhe Azinë Qendrore, Komisioni Europian

Jam pak e habitur për referencat ndaj Turqisë, të cilal erdhën nga këndvështrime të ndryshme, nëse e lexoj mirë, atë që anëtarë të ndryshëm të Komitetit thanë, që sollën shqetësime të ndryshme për arsye të ndryshme.

Ne e dimë, dhe kemi folur edhe këtu për ndikime nga palë të treta, vende të treta në të gjithë Ballkanin dhe e dimë edhe pse kjo ndodh sepse vendet kërkojnë mbështetej kudo që munden.

Por ka një ndryshim të madh midis Shqiëprisë dhe çdo vendi tjetër të tretë: Por 90 për qind e shqiptarë dua të jenë anëtarë të BE-së—më gjeni ju një tjetër vend të tretë ku kemi të njejtën situatë— dhe mendoj se kjo gjë është shumë e rëndësishme për t’u patur parasysh.

Unë jam dakord që të ngrihen probleme konkrete, por nëse flasim për influencë duhet ta vendosim atë në kontekstin e duhur—në e vlerësojmë atë, ne raportojmë, ne shohim çfarë po ndodh ne terren—por unë mendoj se duhet ta mbajmë atë në prespektivën e duhur.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix1 orë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix2 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix2 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix5 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix5 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix6 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix6 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook