Kryesore
Rama takohet ‘rastësisht’ me Gjonin dhe Erin: Hajde këtu, e more pagën e luftës ti? (VIDEO)
Rama dhe kamarjeri
Kryeministri Edi Rama teksa po bënte një vizitë në kantieret e rindërtimit në Thumanë është takuar ‘rastësisht’ me pronarin e një lokali dhe një kamarjer, të cilët i ka pyetur për pagën e luftës.
Teksa zhvillojnë bashkëbisedimin Rama ka pyetur pronarin e lokalit Gjonin dhe kamarjerin Erin nëse i kanë marrë pagat e luftës, duke i thurur kështu elozhe punës së tij.
Pronari dhe kamarjeri janë shprehur të kënaqur dhe se i kanë marrë pagat e luftës që i’u ishin premtuar.
Ndër të tjera në videon e publikuar në ‘Facebook’ kryeministri është shprehur se çereku i shqiptarëve e kanë marrë pagën ndërsa vazhdojnë akoma verifikimet për të tjerët që nuk e kanë marrë.
Momente nga bashkëbisedimi i Ramës me Gjonin dhe Erin:
Rama: Ja këtu kemi ndaluar në Derven pa shkuar në Thumanë dhe sapo u takova me Gjonin, ky është Gjoni, shiheni Gjonin. O Gjon pagat e luftës i morën punëtorët
Gjoni: Po i morëm, të gjithë
Rama: Të vërtetën..
Gjoni: Të gjithë s’ka rrena këtu, se rrena i ka këmbët e shkurtra. Të vërtetat, të gjithë e morën pagën e luftës.
Rama: Po ti e more pagën e luftës. Hajde këtu. Dil këtu dil. Ja ky është Eri. Eri kamarjeri. Ja e more pagën e luftës?
Eri: Po e mora, i mora të treja.
Rama: Të treja i more, të erdhën..
Eri: Po
Rama: Ja rastësisht u takuam këtu. Se jemi duke vizituar kantieret e rindërtimit dhe faktet janë fakte. Janë duke shkuar afër çerek shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Gjoni është njëri prej tyre ose tre paga ose 400 mijë lekshin. Askush nuk ka mbetur vetëm dhe vazhdojmë bëjmë verifikime për të dhënë pagat. Kokërr leku më kokërr leku.