Aktualitet
Një tjetër qytetar dhunohet nga policia e shtetit
Një video ku tregohet një polic që godet disa herë në fytyrë një qytetar të prangosur është shpërndarë në rrjetet sociale të hënën e 22 qershorit.
Videoja tregon disa policë të cilët kanë prangosur një të ri, i cili goditet me grushte nga një nga efektivët e Policisë së Shtetit, teksa kolegët e tij mundohen ta ndalojnë.
Të pranishëm janë edhe policë të forcave ‘Shqiponja’.
Kjo ngjarje ndodh pak kohë pasi një tjetër video tregoi se si një polic dhunoi një të ri 15 vjeçar pasi e kishte ndaluar në rrugë.