Lidhu me ne

Radar

Ndikimi i aktivitetit fizik te fëmijët 0-10 vjeç

Dorian Meta: Ndikimi i aktivitetit fizik te fëmijët 0-10 vjeç

Voltiza Duro – Aktiviteti fizik përgjithësisht përqendrohet te moshat e rritura, por shpesh harrojmë që edhe fëmijët kanë nevojë për aktivitet fizik. Dorian Meta, koordinator i Programeve Profesionale “Operator Fitness” tregon për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” disa këshilla të vlefshme mbi aktivitetin fizik te fëmijët si dhe ndikimin e tij në zhvillimin psiko-motor te grupmosha 0-10 vjeç. Sipas sugjerimit të “American Academy of Pediatrics”, fëmijët duhet të bëjnë aktivitet fizik jo më pak se 30-60 minuta në ditë. Kjo pasi ky aktivitet ka funksione të shumta në aspektin psiko-social dhe shëndetësor të fëmijës. Në asnjë mënyrë nuk duhet menduar që ekziston një aktivitet sportiv ideal për fëmijën, pasi janë të shumta problematikat në interpretimin e lojës sipas fazave të zhvillimit të vetë fëmijës. Arsye kjo, e cila rrit rëndësinë që fëmija të jetë ai që zgjedh lojën e tij dhe jo të jetë i induktuar nga prindi apo familjarë të tjerë. Aktiviteti duhet të jetë interaktiv, në ajër të pastër, por mbi të gjitha të ketë varietet në zhvillimin harmonik të kapacitetit motor të fëmijës. Pra, loja duhet të përshtatet me moshën e fëmijës që e luan. Aktiviteti fizik duhet të diferencohet sipas fashave të rritjes dhe grupmoshave në të cilën fëmija bën pjesë, kjo për të reduktuar stresin e fëmijës, pasi nëse luan me më të rritur, mund të krijojë aludime si i paaftë në ekzekutimin e lojës së më të rriturve, arsye kjo që duhet të kujtojmë gjithmonë disa pika kyç në rëndësinë e zhvillimit psiko-motor sipas moshave.

– Për fëmijët nën moshën 2 vjeç duhet që prindërit të propozojnë lojëra të thjeshta dhe me pak strukturë logjike, pasi fëmija në këtë grupmoshë humbet shpejt interesin për atë çka bëhet dhe zhvillohet.

– Fëmijët në moshën parashkollore duhet të marrin pjesë në aktivitete që lejojnë zhvillimin kreativ psikologjik, në zbulimin e hapësirë/kohës. Duhet të jenë të pakta rregullat e këtyre aktiviteteve për të mos ndërprerë vazhdimisht lojën dhe me komanda të thjeshta. Si të vraposh, të notosh apo të luash me top.
-Fëmijët e grupmoshës 6 deri në 9 vjeç kanë kapacitete motore më të mira dhe janë të vetëdijshëm për trupin e tyre dhe për hapësirën që zotërojnë, me ekuilibër më stabël dhe mundet të fillojnë sporte të organizuara me rregulla flesibël, ku pikësynimi dhe fokusi duhet të jenë në aspektin e kënaqësisë se në atë të kompeticionit. Është një hap themelor ky për të krijuar një gjeneratë pozitive dhe korrekte ku vlerat trashëgohen dhe ndihma për shokun është prioritare.
-Për fëmijët nga mosha 10-12 vjeç duhet të shtohet vëmendja tek zhvillimi i kapaciteteve motore, të jepen informacione taktike dhe strategjike për kontrollin dhe monitorimin e trupit, si dhe të aplikohen lojëra interaktive me informacione kërkimi dhe studimi edhe gjatë lojës. Të ketë aktivitet të fokusuar në zhvillimin e masës muskulore.

A group of diverse children playing outside.

-Adoleshentët janë shumë të influencuar nga bashkëmoshatarët e tyre, arsye kjo që duhen zgjedhur lojëra dhe aktivitete që atyre u intereson. Të jenë në shoqëri dhe në grupe për të siguruar vazhdueshmëri të interesit, duke futur këtu edhe sportet me kompeticione. Bëhet i rëndësishëm mirëkoordinimi i figurave shoqëruese të fëmijës (familja, shoqëria, kopshti, shkolla, etj.) për të garantuar ecuri konstante sipas moshës, por mbi të gjitha një mirëperceptim të vetvetes për të eliminuar problematika madhore, që mund të mbarten gjatë zhvillimit si depresioni, ankthi apo stresi.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook