Lidhu me ne

Kryesore

Rama shkel konfidencialitetin e të dhënave të pacientit me vëllezërit Budina

Nxjerrja e të dhënave të pacientit sanksionohet si nga Ligji Nr.9887, datë 10.3.2008 “për mbrojtjen e të dhënave personale” edhe nga Neni 30 pika 5 e ligjit “për kujdesin shëndetësor”.

Me nxjerrjen e emrave të Robert dhe Edmond Budinës se janë infektuar me COVID-19, Kryeministri Edi Rama ka shkelur konfidencialitetin e të dhënave të pacientit.

Nxjerrja e të dhënave të pacientit sanksionohet si nga Ligji Nr.9887, datë 10.3.2008 “për mbrojtjen e të dhënave personale” edhe nga Neni 30 pika 5 e ligjit “për kujdesin shëndetësor”.

Në nenin 30 pika 5 thuhet se “Profesionistët e shëndetit dhe përdoruesit e sistemeve të informacionit shëndetësor, në të gjitha institucionet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, janë përgjegjës për cilësinë dhe saktësinë e të dhënave të regjistruara, në format elektronik ose në letër, si dhe për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave, sipas legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale”.

“Të dhëna sensitive” sipas Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008 është çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.

Deri më tani familjarë apo vetë vëllezërit Budina nuk kanë konfirmuar se janë infektuar me virusin e ri korona.

Rama në postimin e tij në Twitter shkruante për infektimin me COVID-19 të dy vëllezërve Budina.

Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”-shkruan Rama.

Në bazë të ligjeve në fuqi publikimi i të dhënave shëndetësore është i ndaluar ndërsa Kryeministri Rama zgjodhi që të bënte publik të dhënat për vëllezërit Budina.

Vëllezërit Budina janë dy aktivistët kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku së fundmi ishin duke zhvilluar një proces të mbledhjes së firmave në çdo qytet të Shqipërisë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Nuk dihet nëse vëllezërit Budina do hapin proces gjyqësor kundrejt publikuesve të të dhënave shëndetësore të tyre.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook