Lidhu me ne

Kryesore

Mjeku Pipero: Ja mjediset më të rrezikshme për përhapjen e COVID-19

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, duke qetesuar shqiptaret se ne ujin e detit nuk perhapet koronavirusi, edhe nese dikush i infektuar peshtyn, ka bere apel per kujdes te shtuar, pasi sipas tij, virusi vijon që të jetë mes nesh.

I ftuar ne emisionin “Provokacija” te Mustafa Nanos, Pipero pohou se në këtë fazë, transmetueshmeria e virusit ka rënë por është e rëndësishme që të respektojmë masat mbrojtëse që të mos jemi të rrezikuar.

Lidhur me shtimin e rasteve, ai theksoi se ne i kemi neglizhuar masat mbrojtëse, ndaj kane kercyer shifrat.

“Maska është e domosdoshme ku nuk ruan dot distancën, dhe koha e ekspozimit më pak se 5 minuta, nëse nuk e ruan dot një gjë të tillë atëherë vendos. Maskën gjithashtu në mjediset e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Ndërsa në vendet perëndimore nuk është një fenomen i tillë pasi ato kanë një reflektim dhe përdorimi i maskës tashmë është bërë e detyrueshme dhe merr gjobë nëse ti del në rrugë pa maskë. Tek ne unë personalisht si specialist në këtë fushë në rrugë nuk e këshilloj maskën por në restorante dhe në bare, markete, në banka, në auditor duhet me patjetër vendosja e maskës. Një maskë përdoret një ditë, por ka maska tashmë që mund të vendosen disa herë pasi lahen dhe hekurosen, këto janë maska që të mbrojnë nga spërklat e pështymës. Maskat profesionale janë të nevojshme për doktorët në spitale sidomos nga spitalet Covid”, është shprehur Pipero.pipero

Ndërkohë që në lidhje me rritjen e numrit të pacientëve nëpër spital, mjeku ka deklaruar se në krahasim me fazën e parë tashmë dhe pse kemi një rritje të rasteve të reja, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor është i ulët.

“Rastet e shtruara në spital janë përtej pritshmërisë janë më shumë seç prisnim, por nëse do e krahasojmë me periudhën e parë kemi më pak të shtruar se se në valën e parë. Virusi tashmë është më pak i rrezikshëm, është më pak virulent, koha e ekspozimit është më e gjatë dhe rreziku vijon të jetë i njëjtë për të sëmurët me Covid 19. Nëse në fillim të epidemisë rastet asimtomatik mes të rinjve ishin me shumicë, tashmë i kemi dhe të shtruar në spital, asnjë person nuk është i përjashtuar nga mundësia për tu sëmurë, por të sëmurët kronikë janë të rrezikuar. Të shtruarit e ditëve të fundit janë me shenja të rënda klinike në qoftë se deri më sot qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar akoma, qytetarët të paktën nga nesër të vijojnë me mbajtjen e maskave, me distanca me higjenën e duarve, nëse qytetarët e respektojnë një gjë të tillë ne do të kemi një rënia të numrit të rasteve të reja. Në rast se nga nesër qytetarët e dëgjojnë Pëllumbin dhe respektojnë masat mbrojtëse do të kemi një numër të vogël të rasteve”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

Gjithashtu Pipero ka folur dhe për vendet që janë më të rrezikuara për përhapjen e koronavirusit, ku ka theksuar se qytetarët duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të mbrojtur veten.urgjenca

“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit, së dyti janë marketet , supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distancën, janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik”, ka thënë ndër të tjera doktori.

Sipas tij, punonjësit në spitale duhet të jenë më të kujdesshëm për zbatimin e protokolleve për shkak se rrezikojnë të kthehen në vatër infeksioni.

“Spitalet janë më të ekspozuarit. Por spitali nuk duhet të krijojë mundësi për transmetimin e virusit. Në spitale është më e domosdoshëm zbatimi i protokolleve. Spitali është vendi më i rrezikuar. Virusi nuk ikëm se duam ne. Ose do dalë një vaksinë ose do ikë si Sarsi. Sa më shumë kohë kalon na mbushet mendja se nuk është si viruset e tjera respiratore”

A duhet të jemi të qetë ne det? Ja ç’thotë Pipero

Pipero foli edhe për pushimet, duke theksuar se ato do të bëhen normalisht, duke ruajtur një distancë nga të tjerët, ndërsa zbuloi se vetë ai do pushojë në Dhërmi.

Ai siguroi se virusi nuk mund të merret nëse dikush pështyn në ujin e detit, duke theksuar se ai nuk transmetohet përmes ujit.

“Pushimet nuk do jenë si një vit më parë. Këtë vit nuk do pushojmë për qejfin e dynjasë por për veten, do bëjmë qef më shumë se një vit më parë. Në rast se ruajmë distancat e shmangim virusin. Duhet të shmangen lokalet e natës por duhen zbatuar protokollet me distancë mes çadrave, të mos grumbullohemi në restorant dhe në breg të detit. 

Nëse has në pështymën e dikujt në ujin e detit nuk e merr virusin. Virusi nuk transmetohet përmes ujit. Edhe unë do i bëj pushimet në Dhërmi. Nuk do ikim të gjithë në një kohë. Ka studime që thonë se me ngritjen e temperaturës ulet transmetueshmëria dhe ajo është ulur.

Por shifrat janë shtuar sepse është shtuar transmetueshmëria. Nëse do ishim të hapur në mars, numri do ishte më i lartë. Asnjë nga ne nuk bën dot parashikime. Do ishte mirë të shpëtonim prej opinioneve dhe të merremi me fakte. Në bazë të fakteve që shohim përditë po i themi këto që themi”, tha Pipero. /abcnews.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook