Lidhu me ne

Kryesore

Pas 100 vitesh në Surrel brezat do shkojnë të vizitojnë “Piramidën”, ku Ramsi, sipas Arian Çanit, ndërtoi Shqipërinë.

Ky popull nuk e kupton Edi Ramën, që po mendon për 50 vitet e ardhshme të Kombit

Ky popull nuk e kupton Edi Ramën, që po mendon për 50 vitet e ardhshme të Kombit

Edi Rama, ndonëse i ka marrë të gjitha pushtetet, ndonëse sot doli edhe një projektligj se asnjë nuk mund të ndërtojë në bregdet, edhe në tokën e tij (bile as mund ta shesë) pasi duhet të ndërtojnë në fillim oligarkët; ndonëse ai tha se mund ta grisë edhe Marrëveshjen mes PS-PD-LSI, por Edi Rama duhet kuptuar në pasionin dhe vizionin e tij të madh.

Ai është largpamës, ai po mendon për 50 apo 100 vitet e ardhshme të Shqipërisë, bile edhe të Kosovës.

Këtë punën e Kosovës edhe mund t’ja heq paksa një copë “kofshë” me Thaçin e Vuçiçin, por prapë mendon për më larg se ku do të mbërrijë Kosova.

Edi Rama është për drejtues në BE apo edhe në OKB.

Ky popull nuk e meriton, Atë! Ose me saktë Ai nuk e meriton këtë popull, që ndonëse pa bukë, pa punë, pa të ardhme; prapë se prapë duhet që populli ta dëgjojë Edi Ramën.

Realisht Rama ka një ide për zhvillimin e vendit. Mund të vonojnë reformat e tij, edhe 10 vite apo 20 vite, por dikur ama do realizohen.

Edhe Piramidat e Egjiptit, faraonët, i bënë për qindra e qindra vite. Ato mbeten pas 3 apo 4 mijë vitesh. Ndaj edhe Edi Rama po mendon për shekujt e ardhshëm, kështu që populli nuk duhet të mërzitet, të mos bëj zë, por ta dojë Udhëheqësin.

Pas 100 vitesh në Surrel brezat do shkojnë të vizitojnë “Piramidën”, ku Ramsi, sipas Arian Çanit, ndërtoi Shqipërinë.

Mos ia prishin planet, Edi Ramës!

Ai është për brezat e ardhshëm. Për tani mos hani e mos bëni dëngla!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix20 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix20 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix20 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar20 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar20 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix21 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar21 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix21 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar21 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook