Lidhu me ne

Gatime

Si përgatitet simiti ?

Si Të Përgatisni Simite Të Buta Shtëpie Plot Shije

AgroWeb.org ju tregon hapat e përgatitjes, si dhe një përbërës sekret që i jep atyre një shije më të plotë. Foto: Flickr

Buka e përgatitur në shtëpi është gjithmonë një zgjedhje perfekte, jo vetëm për shijen, por edhe për faktin se është më e shëndetshme.

Nëse dëshironi të provoni diçka të re, atëherë receta që nuk duhet humbur është pikërisht ajo e simiteve të buta të shtëpisë.

AgroWeb.org ju tregon hapat e përgatitjes, si dhe një përbërës sekret që i jep atyre një shije më të plotë.

Mund t’i konsumoni si për mëngjes duke përgatitur sanduiçë të shëndetshëm por dhe për të vaktet e tjera gjatë ditës.

Përbërësit që ju nevojiten

650g miell

2 paketa me maja të thatë

1 lugë e gjysmë çaji me kripë

3 lugë gjelle me gjalpë

Gjysmë gote me patate të ziera e të shtypura

300ml ujë

Përgatitja

AgroWeb.org si fillim ju sugjeron që të merrni një tas të madh dhe aty të hidhni gjysmën e miellit, majanë dhe kripën.

Ndërkohë në një tigan të vogël vendosni ujin dhe gjalpin dhe lëreni në zjarr sa të shkrihet gjalpi.

Shtojeni këtë masë tek mielli dhe përzjejeni derisa të formohet një pastë pak e trashë.

Për patatet e shtypura mjafton që të keni zierë dy patate mesatare dhe t’i keni shtypur me pirun.

Pasi të keni formuar brumin e simiteve shtoni patatet dhe punojeni mirë dhe filloni të hidhni pak nga pak miellin e mbetur.

Spërkatni pak miell në sipërfaqen e punës dhe aty punojeni me duar brumin derisa të jetë i lëmuar.

Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 10 minuta.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur, merreni brumin dhe ndajeni në 16 kulaçe të vegjël.

AgroWeb.org ju sugjeron që të merrni një tavë dhe ta lyeni mirë me vaj ose gjalpë, aty vendosni kulaçët.

Mbulojini me një pecetë dhe lërini që të pushojnë për 30 minuta.

Ndërkohë që brumi pushon, ju ndizni furrën që të ngrohet me 220 gradë.

Më pas spërkatini simitet me pak miell dhe piqini për 18-22 minuta.

Pasi të jenë pjekur largojini nga tava dhe lërini të ftohen pak dhe mund t’i konsumoni me çfarë të dëshironi./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook