Lidhu me ne

Mix

Rregulli i suksesit sipas Warren Buffett është ky

Warren Buffet i atribuon suksesit të tij një rregull të çmuar, që përfaqëson një mësim të rëndësishëm jete.

“Ne nuk kemi arritur kurrë një marrëveshje të mirë me një njeri të keq”.

Këtë mendim ai e ndau në një letër të përvitshme me aksionerët e Berkshire Hathaway. Ky mësim i shkurtër është një kujtesë për këdo që ka gabuar duke bërë biznes me njerëz të dyshimtë.

“Pas shumë gabimesh, kam mësuar të bëj biznes vetëm me njerëz të cilët më pëlqejnë, të cilëve u besoj dhe i admiroj” – ka thënë Buffett.

“Kjo gjë ka kuptim, pasi biznesi ka të bëjë me njerëzit me të cilët bëni biznes. Dhe nevojiten marrëdhënie të cilat të mbështeten mbi ndershmërinë dhe integritetin. Ajo çfarë kam mësuar me kalimin e viteve është se njerëzit ndonjëherë nuk kanë në mendje interesin tuaj. Edhe më shumë sot – kur njerëzit kërkojnë me ngulm komunikim transparent dhe ndershmëri në kohëra të pasigurta”.

Përcaktimi i kufijve të duhur

Për të shmangur gabimin e arritjes së një marrëveshje, që do të kthehet kundër nesh, për shkak të pandershmërisë ose mungesës së besimit te njerëzit, është e nevojshme të zbatojmë disa parametra të rreptë, ndër të cilët:

-Bëni më parë kërkime dhe vlerësoni me kujdes partnerët tuaj potencialë para se të hyni në biznes.

-Bëni kërkime për vendimet e tyre të mëparshme dhe për referenca të besueshme

-Besojini instinktit dhe mos e shpërfillni intuitën tuaj. Nëse keni një ndjesi të keqe për dikë, me siguri keni të drejtë.

-Takojini ata për një darkë ose një kafe për t’i njohur pakëz më mirë. Nëse kjo ndjesi mbetet, hiqni dorë nga marrëveshjet në të ardhmen.

-Përcaktoni që në fillim pritshmëritë që bisedimet të nxisin një diskutim të hapur dhe transparent

-Mësoni t’i komunikoni lajmet e këqija shpejt në vend që t’i zvarrisni ato. Mos pikturoni një pikturë me ngjyra të realitetit kur në të vërtetë lindin probleme.

-Merrni vendime të vetëdijshme, me të dhëna të besueshme

-Mbështetini vendimet tuaja më të rëndësishme mbi integritetin dhe prisni të njëjtën gjë nga partneri juaj potencial. Kur partnerët në biznes marrin vendime të cilat mbështeten tek integriteti, ju shihni karakterin e tyre në një pamje të plotë. Ju nuk e vini në dyshim se kush janë ata apo nëse kanë në mendje interesin tuaj të mirë (pasi ata e bëjnë gjithnjë këtë).

Kuptoni se kur është koha për t’u larguar

Nëse dikush shkel ende besimin tuaj, linja e fundit e mbrojtjes është thjesht të eliminoni hap pas hapi këtë marrëdhënie të padëshirueshme. Shoqërimi me njerëzit e duhur do të kërkojë pashmangshmërisht shkëputjen nga gjithë njerëzit e gabuar.

Buffett e pranon se gjatë rrugës ju do të bëni gabime. Ndonjëherë një rast i artë do t’ju verbojë përballë njerëzve të përfshirë, e megjithatë intuita juaj mund të mos ia dalë t’ju paralajmërojë për karakterin e vërtetë të një individi. Gjithçka që mund të bëni është të mësoni nga këto gabime dhe të ecni përpara.

*Marcel Schwantes, founder and chief human officer
Burimi: INC

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook