Lidhu me ne

Temporal

Borzilok, zdroms, bazut, dak etj / Gjimnazistët kthejnë në modë fjalorin e pakuptueshëm

Gjimnazistët kthejnë në modë fjalorin e pakuptueshëm

Gjimnazistet e klasave te 11 - Home | Facebook

Të ndihesh “injorant” përballë një adoloshenti

“-O Robo, ç’kemi. – Përgjigjet shoku – Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

Përballë një bisede të tillë, çdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado të kruajë kokën e të hapë libra, nuk mund ta “gjente gjallë në botë” kuptimin e bisedës së fëmijës së tij të bërë në telefon. Kjo është gjuha e sotme e adoloshentëve të cilët preferojnë të merren vesh me njëri –tjetrit duke formuar e modeluar kode, që përdoren nga ata, e vetëm nga ata. Në kafe e ambiente shkolle, adoloshentët nuk përdorin më fjalë të përhershme, kuptimin e të cilave i dinë të gjithë. Por ata kanë gjetur një kod të përbashkët, që përdoret vetëm prej tyre. Nëse më të rriturit, do të dëgjojnë një bisedë të koduar kastile prej adoloshentëve të sotëm, nuk kanë për të marrë vesh asgjë. Aq më keq një prind. Fëmija e tij mund të “thurë plane” fare mirë në telefon para tyre, dhe ata të mos kuptojnë idenë e qartë të kësaj bisede.

Një fjalor I tillë, I hasuar kohët e fundit, kryesisht nëpër gjimnazet e Tiranës është kthyer në një ritual të pashmangshëm për të gjithë adoloshentët e kësaj moshe. Nëse dikush do të përdorë fjalë, të cilat janë hasur më parë, atëherë do të konsiderohet nga shokët si “toç kukulle”, “pallë”, “çerr” etj, dhe ai nuk do të mund të siguronte një vend të mirë në hiearkinë e shoqërisë së tij. Ky zhargon fjalësh, në dukje banale, është kthyer tashmë në modë. Fjalori I përshtatur e shqipëruar nga vetë “akademikët” përdoret para mësuesve, prindërve, të rriturve apo edhe të afërmve.

Zhargoni

Duket se askush nuk reagon përballë një fjale apo shprehje të adoloshentëve, pasi në të vërtetë nuk ua dinë kuptimin e tyre. Nëse një adoloshent do të thotë “bundër”, prindi nuk ka si ta kuptojë se I biri ka qenë me një femër të përdalë. Nëse thotë “mallisht”, sërish prindi nuk ia pret mendja se fëmija I tij merr drogë. Nëse adoloshenti do të thërrasë “teze” e ëma vetëm sa do të gëzohet duke menduar se I erdhi që larg e motra. Por në të vërtetë, kuptimi I saj përdoret për një femër të shëmtuar. Prindi nuk do të kuptojë as fjalorin e “masturbimit” i cili është koduar së fundmi prej adoloshentëve si “rrugë boshe”. Dhe bën vaki dhe të lemeriset, kur fëmija thotë se kam një “bombë”, por e ka fjalën për një cigare, puro e fortë. Më kot prindi do të mundohet të gjejë as “hallat nga amerika”, kur bëhet fjalë për periodat tek femrat, apo të gjejë kuptimin e “lekngrënëses bushtër” e cila përkthehet me numrin 141 të telefonisë celulare.

Pse ndodh?

Por a është I shmangshëm ky fenomen e cila në pamje të parë duket si fjalor vulgar dhe I pakuptueshëm? Jo, kjo është e pashmangshme thonë psikologët. Më kot duhet të mundohen të rriturit të eliminmojnë fjalore të tilla tek fëmijët e tyre në moshën e adoloshencës. Kjo për shkak se për momentin, në shkolla, niveli arsimor dhe edukativ nuk është në shkallën e duhur. Por fenmomeni I ka rrënjët më thellë. Është pikërisht mosha e adoloshencës, mosha e cila ka predispozicionin e mohimit të vlerave. Sipas psikologëve, kjo ndodh për shkak se kjo është mosha kur adoloshenti lufton të formojë identitetin e tij, dhe këtë ai e bën duke mohuar vlerat e shoqërisë, dukë formuluar fjalë të cilat I di vetëm ai, fjalë me të cilat të merret vesh vetëm ai dhe që janë shpikje e tij. Kjo situatë paksa egoiste nga ana e tyre zgjat për sa kohë, që adoloshenti ndjen se ka formuar identitetin e tij, megjithatë, psikologët shpjegojnë se zhargone dhe fjalë të tilla, shumë rrallë lënë gjurmë dhe vlera negative tek ata. Është një fennomen momental, kalimtar dhe pa pasoja shpjegon psikologu.

Bisede mes adoloshentesh

“-O Robo, ç’kemi. Përgjigjet shoku – Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

Fjalori i adoleshenteve

  • 1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve – Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
  • zogule – vajzë simpatike, e vogël – Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
  • bush – njeri negativ – Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.
  • lac – djalë që do të duket si i fortë – Ai është lac, fryhet kot së koti.
  • të zinjtë – policat – Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
  • aerodrom – djalë pa, ose me pak flokë – Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
  • drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë – Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
  • pompë – zemra – Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
  • elektrodë – cigare të holla – Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
  • e zezë, kërp, bixh – hashash – Sihim në shpi nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.
  • kuçerdra – mësuese – Ajo kuçedra e letërsisë është nmjeri i mirë.
  • bordellacion – shkollë – Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
  • borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop – Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
  • kthesa e kamzës – vajza me këmbë jo të drejta – Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
  • pantera – femrat e bëshme, seksi – Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
  • e palosa – e bëra për vete, e përvetësova – Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
  • Bazut – i zgjuar – E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
  • Dak, çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria – Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.
  • Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë – Ajo duke që është bundër që nga mënyra se si sheh.
  • Levë – djalë i fuqishëm – Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
  • Porcion njeriu – njeri trupvogël – Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
  • Trampolino – njeri mendjelehtë – Aiështë trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
  • Shtatë penxhere – burg – Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
  • Universitet pa mungesa – burg – Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.
  • Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro – Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.
  • Hudhër – çëmçakëz – Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.
  • Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura – I paske marrë me ajërsje të të ftohen pjesët.
  • TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj… fenë – Ia DF atij kokrrës.
  • Hallat nga Amerika – periodat – Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
  • Lëvizës – makinë – Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk bçhet fjalë të vij.
  • Rrugë boshe- masturbim – Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
  • Parkingu I vjetër- rikthimi tek e ish e dashura – Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
  • Mësimore- prostitutë – Ajo është e mrië, por për mësimore jo më shumë.
  • Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
  • Tribale- femër moderne me tatuazhe – Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
  • Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë – Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërhtamë e thyer.

Gazeta Podiumi.com

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook