Lidhu me ne

Gatime

Rigoni / Vetitë dhe përdorimet e rigonit

Rigoni është një bimë e egër dhe lind spontanisht në male, por mund të kultivohet edhe në një vazo. Emri i tij shkencor vjen nga fjala greke Oros (malor) dhe ganos (shkëlqim). Kjo bimë ka nevojë për diell për të zhvilluar të gjithë aromën e saj. Por, le të mësojmë më shumë për të.

Vetitë dhe përfitimet e rigonit

Rigoni ka veti të pamohueshme medicinale, që përmbahen në majat e lulëzuara të tij. Lulet e tij përmbajnë një vaj esencial që përbëhet nga substanca të ndryshme aromatike (terpinene, timol, karvakrol), të cilët zhvillojnë një shije të veçantë, të fortë dhe të pagabueshme. Substancat aromatike që vaji esencial nga lulet bimore të rigonit përmban, ushtrojnë disa përfitime efektive për shëndetin e njeriut, të tilla si:

– Favorizojnë tretjen duke stimuluar pështymë dhe sekrecione stomaku.
– Janë të dobishme në rast fryrjeje të barkut, pasi lehtëson dëbimin e gazit nga zorrët.
– Çlirojnë rrugët e frymëmarrjes në rast të kollës dhe ftohjes.
– Ushtrojnë një veprim të butë dezinfektues.

Kaloritë dhe vlerat ushqyese të rigonit

100 g rigon përmban 265 kcal, 9 g proteina, 68,92 g karbohidrate, 4.09 g  sheqerna, 4.28 g yndyrë, 42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium.

Si mund ta përdorim rigonin

– Për të bërë çaj, përzieni 1 lugë çaji nga kjo barishte e thatë në një gotë me ujë të valuar. Rekomandohet për ftohjet, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet gastrointestinale.
– Ndihmon për të lehtësuar heqjen e gëlbazës dhe ushtron një veprim të caktuar qetësues për kollën.
– Zieni në ujë të valuar për 3 minuta 1 lugë çaji rigon të thatë, rekomandohet në rastet e tensionit nervor.
– Gargara e bërë me zierjen e luleve të rigonit pastron gojën dhe fytin.
– Banjë me rigon. Shtoni në vaskën e banjës rigon të zier për të qetësuar këmbët, si relaksues dhe aromantizues.
– Vaj esencial. Fuqia antiseptike e rigonit lufton kërpudhat e lëkurës, veçanërisht te këmbët.

Rigoni nxit menstruacionet, për këtë arsye duhet të shmanget absolutisht në shtatzëni.

Në kozmetikë, gjethet e rigonit mund të përdoren për të rivendosur elasticitetin dhe ndriçimin e lëkurës suaj. Nëse keni celulit, ju mund të përgatisni zbutës me bazë nga vaji esencial i rigonit, të cilin mund ta përdorni çdo ditë pas dushit si kurativ.
Rigoni ndihmon në tretjen e ushqimit si dhe shërben si aromatizues në kuzhinë duke zënë një vend të rëndësishëm, sidomos në përgatitjen e pjatave të Mesdheut.
Gjethet e tij mund të përdoren gjithashtu edhe për t’i dhënë shije sallatave dhe mishit.
Është mirë që rigonin t’ia shtoni të gjitha pjatave që e kërkojnë, ku përveç shijes së mirë do të thithë lëngjet e somakut dhe do të rregullojë funksionin e mirë të mëlçisë.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Probleme me pagjumësinë? Ja çfarë të hani para gjumit

Nëse jeni një nga ata që keni vështirësi të flini natën, nuk jeni vetëm. Ju ndoshta nuk e dini që...

Mix3 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Dashuria është në ajër këtë javë! Ngjarja më e rëndësishme kozmike këtë javë është eklipsi diellor në Dash, i cili...

Mix3 orë më herët

“Adolescence” është një histori e vërtetë

Mini-seriali me katër episode “Adolescence”, që rrëfen historinë e një djali adoleshent të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të...

Mix3 orë më herët

Sienna Miller na dëshmoi se kjo xhaketë nuk del kurrë nga moda

Ne kemi marrë shpesh udhëzime nga Sienna Miller sa i përket stilit dhe veshjes. E njohur për qasjen e saj ndaj...

Mix3 orë më herët

”Othello” me Denzel Washington thyen të gjitha rekordet

Një prodhim i ri teatror i “Otellos” të William Shakespeare, me aktorët amerikanë Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal, ka thyer...

Mix3 orë më herët

10 përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore që marrim nga xhenxhefili

Me sa duket xhenxhefili është një përbërës kryesor në shumë lëngje të shëndetshme dhe kjo jo pa arsye. Ndërsa rrënja...

Mix3 orë më herët

Këto 3 shenja horoskopi nuk i duron dot askush në zyrë

Janë disa shenja të horoskopit që, megjithëse mund të jenë ideale për shoqëri, në zyrë nuk janë edhe aq partner...

Mix3 orë më herët

3 ushqimet që ju duhen për një mëngjes të shëndetshëm!

Nëse kërkon një mëngjes të thjeshtë, por të pasur me vlera ushqyese, janë disa përbërës që nuk duhet t’i anashkalosh....

Mix3 orë më herët

“Përfitimet Shëndetësore të Arrave | Një burim i shëndetit dhe mirëqenies

Arra është një nga frutat më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj të përditshme. Përveç shijes së...

Mix3 orë më herët

Brokoli | Një perime e pasur me përfitime shëndetësore

Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të shtoni në dietën tuaj. I njohur për vlerat ushqyese...

Facebook