Lidhu me ne

Kryesore

Raporti i SHISH: Paratë e drogës po pastrohen në ndërtim dhe turizëm!


Raporti zyrtar i SHISH, evidenton se ka një aktivitet të shtuar brenda dhe jashtë vendit të krimit të organizuar në përgjithësi, dhe atij të drogës në veçanti. Sipas SHISH, paratë e përfituara nga ky aktivitet pastrohen kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit bregdetar. Problem vazhdon të mbetet korrupsioni në radhët e administratës dhe sistemit të drejtësisë

Një raport i Shërbimit Informativ të Shtetit, pranon se sektorët më të rëndësishëm të pastrimit të parave që vijnë nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës vazhdon të mbetet ndërtimi dhe turizmi. Sipas SHISH, ndërtimi në zonat urbane dhe në ato turistike garantojnë që paratë të kthehen në mënyrë të shumëfishuar.

Megjithëse raporti tregohet i kujdesshëm për të mos dhënë detaje në lidhje me qytetet ku zhvillohet ky aktivitet, është vënë re një shtim jashtëzakonshëm ndërtimesh në Tiranë, dhe investime në bregdetin e jugut, në formën e fshatrave turistike, resorteve dhe hoteleve. Kohët e fundit nga ana e qeverisë është vënë re një interes i shtuar për tokat e bregut, ku akti i parë i kadastrës pas formimit të saj, ka qenë regjistrimi i tokave atje.

Për sa i përket ndërtimit në Tiranë, sidomos në zonën e qendrës vazhdojnë të jepen leje ndërtimi, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të jenë tepër të larta, me gjithë inflacionin e banesave apo dyqaneve që është shkaktuar pikërisht si pasojë e dhënies pa kriter të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Specialistët e shpjegojnë, këtë dukuri të mos uljes së çmimeve me faktin e burimeve të dyshimta të investimit.

Në vendin tonë, një sasi e konsiderueshme e parave “të pista” e ka origjinën nga aktiviteti kriminal ndër vite i individëve dhe grupeve të përfshira. Të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në vijimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në biznese të ligjshme. Sektorët mbizotërues për pastrimin e parave mbeten biznesi i ndërtimit, pasuritë e paluajtshme, hoteleri-turizmi etj. Zonat bregdetare e ato urbane mbeten më tërheqëset, pasi ofrojnë potencial për kthimin shumëfish të investimit fillestar”, thotë raporti.

Krimi organizuar
Në pjesën ku flitet për krimin e organizuar raporti evidenton një veprimtari të shtuar të grupeve të drogës, të cilët tashmë i kanë shtrirë tentakulat deri në Amerikën latine. Sipas SHISH, vlerat monetare të favorizuara dhe nga korrupsioni në administratë dhe në sistemin e drejtësisë, po investohet në zgjerimin e aktivitetit të narkotrafikut jashtë vendi. Kjo e kthen Shqipërinë në një vend eksportues të kriminalitetit në Evropë.

Raporti shprehet se individët që i kanë shpëtuar ndëshkimit në vendin tonë, janë vendosur në vende të huaja dhe që andej shërbejnë si urë lidhëse me kriminalitetin brenda vendit. “Individët kriminale që i kanë shpëtuar ndëshkimit, janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit. Përveçse në vendet evropiane, janë aktivë edhe në vendet e origjinës së kokainës e heroinës, ku bashkëpunojnë me element kriminalë lokale”, thuhet në raportimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Por me gjithë pretendimet e policisë për minimizimin ose zhdukjen e fenomenit të kanabisit. SHISH vë në dukje se gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar forma e kultivimit dhe e trafikimit të tij.

Gjatë kësaj periudhe, është evidentuar ndryshimi i mënyrës së veprimit, që ka rezultuar në kultivim në sipërfaqe të vogla, të shpërndara gjeografikisht. Vërehet zhvendosje e aktivitetit të kultivimit në ambiente të mbyllura në vend, vendet fqinje dhe ato evropiane. Ndërkohë ka vijuar trafiku i kanabisit dhe është rritur bashkëpunimi me grupe e individë kriminalë në vendet e rajonit”, thuhet në raportin e SHISH.

Korrupsioni
Për sa i përket pjesës së korrupsionit, SHISH evidenton se ai është i shtrirë në “disa segmente të administratës” dhe është kujdesur që më së shumti të shënjestrojë sistemin e drejtësisë. Raporti thotë se si pasojë e vettingut, tek elementë të caktuar të sistemit të drejtësisë është vënë re një kujdes i shtuar për të shmangur kontaktet me “persona që kanë akses direkt në procesin e vettingut”.

Në të njëjtën kohë, po shfaqet dhe një dukuri tjetër. Gjyqtarët në pritje të vettingut për të rritur performancën e tyre po japin dënime maksimale për individët që kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Veting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj”, thuhet në raportin e SHISH.

Më tej raporti flet për krimin kibernetik, shpërndarjen e lajmeve të rreme etj., por nuk flet në asnjë rresht të tijin për mënyrën se si fitohen tenderat apo koncesionet të cilat kanë hapur jo pak debat në opinionin publik.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook