Lidhu me ne

Aktualitet

Ish-ministri i Ramës Ylli Manjani numëron dështimet e qeverisë

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar propagandën e Rilindjes në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Kukësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se qëllim u shpall ulja e çmimeve të biletave të avionëve për popullin, por që në fakt sipas tij rezultoi një politikë e dështuar, kostot e të cilës do i paguajnë vetë qytetarët.

Po ashtu Manjani thekson se jo vetëm që nuk u hapën as Aeroporti i Kukësit dhe as i Vlorës, por sfidë tani mbetet rifillimi i fluturimeve nga Rinasi.

“Përtej debateve mbi tendera, fitues pa garë, koncensionet, me turqit apo europianët, eksluziviteti apo konkurrenca, me korrupsion apo ndershmëri, u shpall qëllimi:

Të ulet çmimi i biletave të avionëve për popullin.
Për këtë qëllim u vendos:
1. Të rivitalizohet aeroporti i Kukësit, ndaj dhe u dha me konvension.
2. Të ndërtohet një aeroport i ri në Vlorë.
Pra:
Shqipëria krahas Rinasit do kishte edhe 2 aeroportë të tjerë,që do rrisnin numrin e fluturimeve dhe do ulnin çmimin e biletës.
Ky ishte plani.
Në fakt jo vetëm që:
1. Në aeroportin e Kukësit fluturojnë vetëm zogj, se avionë nuk bëhet fjalë.
2. Aeroporti i Vlorës është ende në mend, megjithë deklaratat e sforcuara publike gjatë gjithë 2018 dhe 2019.
Por tashmë:
Jemi edhe pa aeroportin e Rinasit. Të vetmin aeroport që kishim. Përkohësishr. Dakort por pa të jemi.
Rihapja e Rinasit, pas pandemisë po bëhet një sfidë më vete. Në fakt ne hapur e kemi, por kush fluturon aty është puna…
Askujt nuk po i bie mendja më tek ulja e çmimit. Tani sfida është rihapja dhe rikthimi i fluturimeve…
Por lëvizja e lirë në zonën schengen mbetet pezull. Biles edhe në minischengen është po pezull…
Ndaj dhe Rinasin e shohim veç kur kalojmë për të shkuar në Shkodër…
Ndërkohë, investimet kuturu të derisotme në aeroportet e reja shumëzohen me 0.
Përfundimisht:
Jo çmimi që nuk u ul e ska shanc të ulet (veç mund të ngrihet), por shqiptarët do të duhet të paguajnë edhe investimet e çuara dëm.
Ja një tjetër politikë e dështuar me pasoja të rënda.”-shkruan Ylli Manjani.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook