Lidhu me ne

Gatime

Gatime tradicionale shqiptare / 5 recetat më të mira të malësorëve të veriut

Thuhet se fjala kuzhinë vjen nga bashkimi i ku dhe ziejmë, pra vendi ku gatuajmë.

Thuhet se fjala kuzhinë vjen nga bashkimi i ku dhe ziejmë, pra vendi ku gatuajmë. Një nga pikat e forta tërheqëse të vendit tonë është pikërisht kulinaria. Gatimet tradicionale janë pjesë e kulturës sonë dhe kalohen brez pas brezi në mënyrë që të mos humbasin. Këtë herë do të fokusohemi tek Veriu i Shqipërisë, i cili ka disa thesare në lidhje me traditat e gatimit. Si çdo gjë tjetër edhe kulinaria ndikohet nga klima e një zone kështu ajo bëhet e veçantë dhe i jep karakteristika fantastike një vendi.

Veriu i Shqipërisë shquhet për klimën e tij të ftohtë dhe të ashpër, ndaj edhe recetat janë të plota si në shije ashtu edhe në përbërje. Duke nisur nga llokumat, petullat fantastike, flija plot gjalpë e pjekur në saç, mishi i terur, pogaçja, buka kollomoqe, por edhe ëmbëlsirat e veçanta si kajmaçina, sherqeparet apo bushet. Më poshtë do gjeni dis receta speciale:

PerpeqiPërpeq | Gatimet Shqiptare

Albanologjia këtë recetë e njeh si pica shqiptare dhe mendohet se daton që në kohën e Ilirëve. Në dukje të parë perpeqi ngjason me një pite të mbushur me djathë, por ai përmban edhe vezë, mazë, gjalpë dhe hudhër. Kjo recetë njësoj si flija piqet me saç.

LeçenikLeçenik | Gatimet Shqiptare

Një nga gatimet më të preferuara me miell misri i kësaj zone. Ndryshe mund ta njihni edhe me emrin krelan misri, por sido që ta quani shija e tij të mbetet në memorie. Përgatitja e tij edhe me gjalpë edhe me ajkë e bën këtë recetë të mrekullueshme. Zakonisht në sofrat e veriut leçenikun e servirin me djathë të përgatitur vetë dhe me turshi pikante.

Qengj me TamëlShija Malësore - Pesë Receta Tradicionale Veriore - AgroWeb

Kullotat e zonave malore të Veriut të vendit janë vlerësuar nga çdo specialist. Në këto kullota rriten qengja e keca të cilësisë së parë. Gjithashtu kjo zonë njihet edhe për një mënyrë të mrekullueshme të përgatitjes së mishit të qengjit. Në Kukës, Tropojë dhe Prizren është një recetë e vjetër dhe e thjeshtë, por me një rezultat fantastik kur flasim për shijen. Mishi i qengjit marinohet me kripë dhe piper e më pas shtrohet në një tavë me qumësht të freskët. Kjo recetë piqet në zjarr të ngadaltë në mënyrë që mishi të jetë i butë dhe plot aromë.

KumështëKumështë | Gatimet Shqiptare

Kjo recetë i përket një pijeje fantastike si në shije po ashtu edhe në vlera. Kumshta përgatitet nga hirra e djathit dhe kos. Ngjason me dhallën por ajo që i jep shije dhe vlera është pikërisht hirra e djathit. Sipas të dhënave kjo pije shpërndahej në familje pasi ishte konsumuar një vakt me yndyrë. Gjithashtu ajo ishte një pije freskuese gjatë ditëve të nxehta për barinjtë që duhet të shëtisnin kullotat.

Kulaç i GështenjaveKulac i Bute - AgroWeb

Kjo recetë përgatitje nga gjyshet atëherë kur gështenjat nisnin e çelnin frutat. Një gatim i veçantë dhe shumë i thjeshtë i cili kërkonte vetëm tre përbërës; gështenja të ziera, sheqer dhe arra. /AgroWeb.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook