Lidhu me ne

Temporal

Një ankesë për mbifaturim për Bletën Punëtore – OSHEE

Shqetësimi i Fatmir Ndreut, i cili është banor në zonën e Freskut, lidhet me faturimin nga OSHEE-ja. Ai thotë se qëkurse i është instaluar matësi i ri, faturohet 3000 lekë më shumë, se sa me matësin e vjetër. Fatmiri na tregon se ndërrimi i sahatit  është bërë pa praninë e klientit.

Në zonën tonë, këta matës janë vënë fshehtas, janë vënë me kilovatë të matur. Asnjëherë nuk kam gjetur zgjidhje. Kam shkuar te OSHEE, Kujdesi ndaj Klientit, kërkesa, ankesa edhe drejtorit të madh. Matësit kur janë vënë, duke pasur parasysh se nuk janë vënë në prezencën tonë, janë vënë me 750 ose 1000 kw brenda. Kam punuar 40 vjet në OST dhe kur OSHEE kërkon të më zhvasë mua, llogarit për njerëzit e thjeshtë. Me ndërrimin e matësit, fatura ime ka ardhur edhe dy herë në muaj, por edhe 30 mijë lekë më shumë. Më kanë ardhur dy fatura për muajin mars. Katër muaj që është ndërruar matësi nga 30 mijë lekë është 120 miljë lekë vjedhja që më ka bërë OSHEE-ja.

Një tjetër qytetar, i cili banon në të njëjtin pallat, ngre të njëjtin shqetësim.

Matësit e rinj janë vënë pa dijeninë tonë. Unë nuk jam njfotuar që po vendoset një matës i ri dhe ka këtë kosto. Matësit e rinj kanë kosto tjetër. Janë vendosur me kilovatë brenda dhe kanë edhe mundësinë e manipulimit.

Lidhur me pretendimin, OSHEE sqaroi për TvT se sistemi në këtë rast prodhon dy fatura.

Paraprakisht ju sqarojmë se, me zëvendësimin e matësit gjenerohen 2 fatura sepse: Template i faturës ka të përcaktuar dhe nr serial të matësit dhe leximet për matës. Për transparencë me konsumatorin dalin 2 fatura: një për matësin e vjetër dhe një faturë për matësin e ri, sikurse ju kemi sqaruar më parë. 

Nga vëzhgimi që bëri TvT në njërën nga pikat e OSHEE, qytetarët ankohen se faturat e energjisë elektrike për dy muajt e fundit kanë qenë tejet të fryra, veç faktit që ato nuk u dërgohen në shtëpi.

Faturat e fyra të marsit dhe prillit, OSHEE i ka shpjeguar me faktin se faturuesit e kishin të pamundur të  lexonin matësit në kohën e pandemisë dhe për këtë arsye u përdor çmimi i referencës duke marrë si bazë të njëjtat vlera të vitit të kaluar./Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix19 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore20 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix21 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar22 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore22 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal22 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix23 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar24 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook