Aktualitet
Islam Lauka: Qeveria e Kosovës “e kapur” nga Serbia
Islam Lauka ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë në një intervistë për “ABC e mëngjesit” ka folur për krijimin e qeverisë Hoti.
Ai theksoi se Vetëvendosja pavarësisht se është një lëvizje e majtë, është tjetërsuar vullneti popullit dhe se është shtrembëruar demokracia. “Ndërkombëtarët nuk po arrijnë ta shohin këtë situatë”, u shpreh ai.
Më tej ai theksoi se kjo kastë politike është e bërë e padurueshme dhe se qeveria “Hoti” sipas tij nuk mund të bëjë veprime pa votën e listës serbe.
“Krijimi i kësaj qeverie duket e arnuar. Qeveria Hoti në çdo veprim nuk mundet pa votën e listës serbe. Për fat të keq qeveria Hoti do të veprojë sipas agjendave që do t’i diktojë Beogradi”, u shpreh Lauka.
Sakaq ai shtoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën më të ulët./abcnews.al