Lidhu me ne

Kryesore

Miratimi i ligjit të kriptovalutave, çfarë është ky ligj, çfarë syonon, cilat janë rrisqet dhe pse e miratoi vendi ynë kaq shpejt? Flet një ndër ekspertët më të njohur të IT në vendin tonë, Besmir Semanaj.

Miratimi i kriptovalutave/ Çfarë fshihet pas këtij ligji që mund ta kthejë Shqipërinë në vitin ‘97?

Intervistë dhënë portalit Apel.al

Pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vendimin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i cili legjitimon kriptomonedhat.

Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet një nga të paktat vende, më sakt vendi i dytë pas Maltës që legalizon dhe rregullon kuadrin ligjor për monedhat virtuale.

Por se çfarë është ky ligj, çfarë syonon, cilat janë rrisqet  dhe pse e miratoi vendi ynë kaq shpejt, flet eksluzivisht për Apel.Media, ndër ekspertët më të njohur  të IT në vendin tonë, Besmir Semanaj.

Eksperti Semanaj shprehet se ky vendim i qeverisë është i nxituar dhe i pamenduar mirë, pasi Shqipëria nuk zotëron instuticione në lartësinë e duhur për një teknologji si ajo e CryptoCurrency.

Teksa sqaron rrisqet që mbart ky ligj dhe efektin që do të sjellë, Semanaj shprehet se kjo risi mund të përdoret për pastrim parash dhe kjo do të ndikojë negativisht në tregun e lirë dhe të ndershëm.

“Kam një frikë dhe shpresoj që mos të kemi një 96/97 të dytë me firma piramidale. Mos të kemi një Sude/Xhaferr që mban një emer teknologjik dhe duket si risi.”- shprehet ndër të tjera eksperti.

Eksperti Besmir SEMANAJ: Si funksionon krimi kibernetik në ...

INTERVISTA E PLOTË:                                                                             

1. Pak ditë më parë u deklarua se parlamenti miratoi ligjin që synon të lejojë kriptovalutat në Shqipëri. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë projektligj?

Miratimin e këtij ligji e shoh si shumë të nxituar nga qeveria shqiptare. Në momentin e parë që lexova për miratimin e një ligji që kishte të bënte me Cryptocurrncy telefonova disa deputetë si nga opozita parlamentare ashtu dhe nga mazhoranca, ajo që më bëri përshtypje ishte që asnjëri nga ata se dintë që një ligj i  tillë kishte kaluar. Kur diskutova dhe ju shpjegova se për çfarë ishte fatkeqsisht as që e kuptuan cfarë ishte. Pra si mundet një parlamet të votojë një ligj që nuk e kupton as vetë.

Nga ana tjetër i vetmi shtet me nje legjsloacion në këtë fusha është Malta,sbesoj se kemi institucionet licensuese dhe kontrolluese në lartësinë e duhur për një teknologji si ajo e CryptoCurrency

2. Banka e Shqipërisë, ka patur një qëndrim jo shumë favorizues për lejimin e kriptovalutave. A do të sjell risi të mira për ekonominë ky ligj ?

Për qytetarët  Shqiptar ky ligj nuk sjell asnjë benefit dhe nuk do ndikojë tek ekonomia shqiptare, të vetmit që do përfitojnë do jenë ata që e kërkuan me aq ngut dhe me sa shoh kanë shkruar dhe ligjin për parlamentin.

Nga na tjetër institucionet që do merren me certifikimin e bursave dhe exchange për cryptocurrency kanë një mori me probleme me sigurinë e sistemeve që ata kanë, kjo është dicka e njohur gjerësisht në komunitetin e IT. Gjithashtu nuk kanë ekspert në fushën e blockchain dhe sbesoj se do kemi për një kohë të gjatë.

Sot ekspertët dhe bota është ndarë në dy ku një pjesë e shikon pjesën më të madhe të këtyre monedhave si firmë piramidale.

3. AMF, mbi projektligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrit shpërndarë” është shprehur se Ligji adreson edhe çështje që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave, duke kërkuar nga çdo titullar licencë për krijimin e një sistemi të sigurt dhe të mbrojtur nga risqet për të monitoruar transaksionet në përputhje me ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit. Sa rrezikon ky ligj që lejon kriptovalutat në pastrimin e parave ?

Arsyeja kryesore që shumica e vendeve nuk bëjnë licensimin e CryptoCurrency është fakti I keqpërdorimit të kësaj monedhe, sic dihet kjo është e decentalizuar dhe identitetet janë anonim. Deri më sot përdorimi kryesor është në botën e nëndheshme për arsye kriminale. Ajo që unë kam frikë është përdorimi i kësaj teknologjie për të pastruar para si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si një vend me aspirata integrimi në BE është e pa pranueshme testimi i kësaj teknologjie si vend pioneer. Jam shumë dakord të kemi një ent rregullator por pasi të jetë miratuar nga BE dhe shtetet kryesore.

4. Cfarë janë Blockchain, dhe a ka Shqipëria avantazhe për ekonominë me kripto ?

BlockChain është teknologjia mbi të cilën bazohet CryptoCurrency. Ajo që shumë ngatërrojnë është që teknologjië BlockChain me monedhat virtuale. Kjo si teknologji do jetë teknologjia e të ardhmes që do përdoret në shumë sektore. Shumë banka kanë nisur ta tëstojnë dhe ta përdorin, kjo mundëson transaksione shumë më të shpejta dhe të sigurta pothuajse në kohë reale.

5. Është e vërtetë që Shqipëria është vendi i parë ku mund të ketë një kuadër të rregulluar për kriptomonedhat?

Sic e thashë dhe më lart jemi nje ndër vendet e para në Europë ose le të themi vendi i dytë pas Maltës. Në relacionin e ligjit thuhet që ky ligj është bazuar në praktikat më të mira nga shumë vende. Pyetja që ngre unë është nga cilat vende sepse në informacionin që ne  kemi nuk ka vende me një ligj si ky.

6. A do të ketë përfitime tregu nëse aplikohet teknologjia blockchain dhe kriptomonedhat në Shqipëri? Po kriptomonedhat, a mund të jenë një rrezik për tregun shqiptar?

Ajo që unë I frikësohem dhe deri diku jam I sigurtë është që kjo do përdoret për pastrim paraje. Nëse në Shqipëri do futen para të pista kjo do prishë rregullat e lojës dhe do godasë tregun e lirë dhe të ndërshëm.

Kam një frikë dhe shpresoj që mos të kemi një 96/97 të dytë me firma piramidale. Mos të kemi një Sude/Xhaferr që mban një emer teknologjik dhe duket si risi.

APEL.MEDIA

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook