Lidhu me ne

Aktualitet

Gjysma e shqiptarëve në varfëri

Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfrit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të  vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon

Shqipëria mbetet një nga vendet më të cenueshme nga pasojat e COVID-19, që lidhen me karakteristikat e ekonomisë së saj, si niveli i lartë i vetëpunësimit dhe informalitetit. Shkalla e papunësisë pritet të arrijë nga 40% që është sot, deri në 48% (numri i personave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, sipas fuqisë blerëse).

Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, që vlerëson se si COVID-19 “mund të ndikojë në varfërinë dhe mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor”, veçanërisht të rrezikuar janë personat e vetëpunësuar, me punësim informal dhe ata me punë të përkohshme ose me kontrata jo shumë të sigurta.

Masat e qeverisë në përgjigje ndaj krizës, të cilat ndihmojnë firmat në sektorin formal qe të ruajnë vendet e punës nuk do të mund të arrijnë drejtpërdrejt te punësuarit informalë. Shumë prej këtyre të punësuarve informalë ose të të vete punësuarve nuk janë përfitues të asistencës sociale, mjetit të fundit mbrojtës të rezervuar për më të varfrit, duke i lënë ata të pambrojtur. Rreth 14 deri 33% e të punësuarve në sektorët shumë të prekur nga kriza e COVID-19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vetëpunësuar, e për këtë arsye ata janë edhe më të cenueshmit . Kjo përqindje është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gati një e treta e punëtorëve në sektorët e prekur nga kriza, kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, janë të vetëpunësuar dhe veçanërisht të rrezikuar ndaj humbjes së të ardhurave.

Varfëria mund të arrijë në 48%

Shqipëria: Kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe masat kufizuese pritet të përmbysin arritjet e fundit në drejtim të reduktimit të varfërisë në Shqipëri. Në mars, Shqipëria vendosi të mbyllë hotelet, teatrot dhe aktivitetet e tregtimit të artikujve jo-jetik si dhe kufizoi lëvizjen e njerëzve si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Shumë sektorë të industrisë, përfshirë tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi, u detyruan të zvogëlojnë veprimtarinë për shkak të zbatimit të masave për distancim social, por edhe për shkak të rënies së kërkesës si rezultat i kolapsit të porosive për eksport. Ka gjasa që edhe emigrantët shqiptarë të preken nga kjo krizë globale, e cila çon në reduktim të të ardhurave e për rrjedhojë edhe të remitancave.

Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pp, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 përqind në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.

Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.

Simulimet për Ballkanin

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore për Ballkanin,  humbjet në të ardhura ka të ngjarë të vërehen në të gjithë segmentin e shpërndarjes së të ardhurave.

Të ardhurat mesatare të familjeve supozohen të bien nga 3 deri në 12 për qind në të gjashtë vendet e rajonit. Figura 4 ilustron rënien në segmentet e shpërndarjes së të ardhurave për shkak të COVID-19.

Humbjet në të ardhura për individët dhe familjet në kuintilin më të varfër mund të variojnë nga 3% në BH deri në 5% në Kosovë sipas skenarit 1, ose do të dyfishohen sipas skenarit 2. Të varfrit në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, mbështeten më shumë në të ardhura të ndryshme nga puna dhe më pak në të ardhura nga punësimi në sektorët më të prekur nga COVID-19.

Megjithatë, duke qenë se familjet e varfra nisen nga një bazë e ulët e të ardhurave që para krizës, humbja e të ardhurave mund të vërë në rrezik aftësinë e tyre për të plotësuar nevojat bazë dhe për të investuar në fazat kritike të zhvillimit njerëzor. Personat në kuintilin e dytë deri në atë të pestë do të përballen me ulje më të mëdha të të ardhurave, pasi të ardhurat që vijnë nga sektorët më të prekur nga kriza përbëjnë një pjesë më të madhe të totalit të të ardhurave të tyre.

Meta: Të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:

“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfrit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të  vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”. Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus. Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak. Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës

Virusi, 15 raste në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja me koronavirusi në vendin tonë.

Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë dhe 1 rast në Kamzë. Mes tyre, 2 janë personel shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.
Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.
Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik, higjienën personale dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix17 orë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore21 orë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix21 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport22 orë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 ditë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 ditë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix2 ditë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Facebook