Kryesore
Skandali/ Betoni derdhet në det përballë Hotel Kastratit. Si nuk u ngopën? (fotot)

Denoncimet e qytetarëve nuk kanë qenë të pakta lidhur me shkatërrimin e bregdetit në Shqipëri.
Më poshtë keni disa pamje të mbërritura në redaksinë e Podiumi.com ku shihet se sesi eskavatorët kanë betonizuar vijën e bregut të detit perballe nje hoteli te Kastratit. Siç bëhet e ditur kjo barbari ka filluar që para 2 javësh dhe shkon nga Qerreti deri në afërsi të shkëmbit të Kavajës.
Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, pas betonimit të mbi 40% të ranishtes për të ashtuquajturën “pedonale”, vazhdon betonimi i ranishtes, tani për ndërtim lokalesh…
Kujtojmë se para pak ditësh policia e shtetit ka marrë një aksion për lirimin e zaptimit të pronës publike në bregdet ku ka gjobitur edhe shumë biznese për shazllonët dhe çadrat e plazhit. Standarti i dyfishtë i Rilindjes, ku në një anë gjobitë bizneset për zaptim dhe në tjetrën i jep të drejtë miqve të Rilindjes për betonizimin e vijës bregdetare për të futur miliona euro në xhepat e tyre.



