Lidhu me ne

Temporal

Misteri i Kishës së Laçit/ Si u paralizuan 32 ushtarët që shkuan ta shembnin në vitin 1981

Kisha e Lajçit në Shqipëri ka një mister brenda historisë së saj, ku jo rrallëherë është komentuar edhe nga studius të huaj. Kjo kishë për herë të parë është shembur në vitin 1967, atëherë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar, dhe gjithçka nisi atëherë kur banorët filluan të flasin për diçka të pazakontë rreth saj,si dhe mënyra se si u paralizuan ushtarët që shëmbën atë dhe kurimi disa mujor jashtë Shqipërisë.

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shna Ndout”. Për herë të parë, shembja kishte ndodhur në vitin 1967, atëherë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar.

Megjithëse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.

Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti i kohës për kurim në Austri, për gjashtë muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të gjithë mbetën me pasoja, duke u ngritur në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm dhe u vesh me mister.

Historia u përhap shpejt në Laç, duke u treguar si diçka mistike. Pushteti i asaj kohe tha se fajin për ngjarjen e pazakontë e kishte ushqimi, si pasojë i një helmimi, po ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht. Historia është ende e veshur me mister sot e kësaj dite. /Marrë nga TCH

MË TEPËR

Mix19 minuta më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix26 minuta më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix2 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike2 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet3 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix3 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar3 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix3 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix4 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar4 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Facebook