Lidhu me ne

Kryesore

Divide et impera. Përça e sundo. / Si i mposhti Edi Rama të gjitha protestat kundër planeve të tij

Nga Mersi Shehu 

Si i mposhti Edi Rama të gjitha protestat kundër planeve të tij

Edi Rama

Divide et impera. Përça e sundo.

Kjo ka qenë strategjia e Kryeministrit Rama në përballjen me kundërshtarët e projekteve të tij për betonizimin e hapësirave të Tiranës.

Këtë strategji përdori ai me sukses për betonizimin e Liqenit të Tiranës, prishjes së stadiumit, shpronësimet në anë të bulevardit të ri e unazës së re, dhe së fundmi për shembjen e dhunshme të Teatrit Kombëtar.

Projektet hartohen në fshehtësi nga një grup privat arkitektësh, ndërtuesish e biznesmenësh të rrethit të ngushtë të kryeministrit, në kundërshtim me ligjin, çdo procedurë për ndërtimet dhe zhvillimet urbane dhe në shpërfillje të interesave të qytetarëve.

Kur qytetarët, veprimtarët apo palët e tjera të interesuara kundërshtojnë dhe ngrenë zërin ndaj këtyr projekteve, qeveria fillimisht përgjigjet me propagandë lëvduese ndaj projektit të saj dhe sulme të ashpra personale ndaj atyre që kundërshtojnë.

Nëse kundërshtia evolon në protesta në rrugë, kundër protestuesve përdoren policët që ndalojnë dhe shoqërojnë në komisariate protestuesit dhe përndjekin penalisht ata më aktivët.

Operacionet policore kundër protestave shoqërohen me një propagandë që krijon frikë dhe çkurajon të tjerët për t’u bashkuar në të ardhmen.

Nga ana tjetër,  qeveria përpiqet të sigurojë mbështetje publike për projektin ndërtimor nga figura të njohura publike, të cilat flasin për përfitimet dhe virtytet e projektit qeveritar.

Shpesh, përpjekjet për të blerë apo joshur shënjestrojnë drejtues të protestës për t’i shkëputur ata nga protesta në akte pendimi pas “informimit” më të mirë të tyre me projektin e qeverisë.

Ndërkohë, propaganda qeveritare fillon e trumbeton se protestuesit janë një pakicë që kundërshton përparimin dhe zhvillimin e qytetit.

I gjithë ky operacion vazhdon gjatë—qeveria nuk ngutet asnjëherë të veprojë menjëherë, në momentin kur reagimi është më i fortë. Goditja vjen gjithmonë vetëm pasi lodhja psikologjike dhe trysnia apo dhuna të kenë dhënë efektet e tyre mbi protestuesit dhe ata të jenë pakësuar në numër dhe dobësuar në vullnetin e tyre për rezistencë.

***

Parku i Liqenit

Në 2016, Bashkia Tiranë, filloi betonizimin e Liqenit të Tiranës përmes një projekti për ndërtimin e një parku lojrash për fëmijë që betonizonte një nga pjesët më të frekuentuara të parkut. Projekti u kritikua për shkatërrim të hapsirave të gjelbërta, korrupsion dhe mungesë transparence. Qytetarë e aktivistë protestuan.

Veliaj iu përgjigj protestave me propagandë, strategjia e së cilës mbështetej në lavdërimet e figurave publike për projektin e lojrave dhe nevohjën e fëmijëve të Tiranës për të dhe në diskreditimine protestuesve.

Dy muaj pas fillimit të protestës, kur rezistenca filloi rënien, në radhët e protestuesve u shkëputën aktivistët kritikë që papritmas u bashkuan me qeverinë.

Ndërkohë që qeveria propagandoi se nuk ka më kritikë—tashmë kritikët ishin me të—dhuna mbi ata që nuk u dorëzuan u përshkallëzua. Qeveria e di se me ata që i qëndrojë besnik parimeve dhe kauzave, dhuna mbetet zgjidhja e vetme.

Të lodhur nga rezistenca disa mujore, nga propaganda e sulmet e vazhdueshme dhe të përçarë, qytatarë e aktivistë u dorëzuan.

Me ta ra edhe qëndresa dhe Bashkia betonizoi Parkun e Liqenit. Ky betonizim u shtri më pas në të gjithë zonën e parkut, ku së shpejti priten të fillojnë ndërtime të larta në disa nga hyrjet e tij.

Unaza e Re

Në nëntor 2018, banorët e zonës së Astirit filluan protestat kundër projektit korruptiv të Unazës së Re, duke kërkaur kompensim për të gjitha ndërtesat e tyre.

Qeveria dërgoi fillimsiht forcat policore për nxjerrjen e tyre me dhunë nga shtëpitë, por ata i rezistuan dhunës dhe protesta e tyre vazhdoi çdo ditë.

Nga

Veliaj e cilësoi kauzën e banorëve false e të ngritur nga opozita për të penguar zhvillimin e projekteve të tij për kryeqytetin. Ai përdori sulme personale ndaj protestuesve.

Nga ana tjetër për të fituar mbështetje publike e për të krijuar idenë se kjo është një kauzë e pakicës, duke theksuar se ata po pengonin një projekt nga i cili përfitonin banorët e Tiranës. Ndërkohë, Veliaj përdori për propagandë disa familje që pranuan të strehohen në banesa sociale.

Lodhja e luftës dy vjeçare, dhuna e propaganda dhe mbi të gjitha zhgënjimi nga ata që pranuan paktin e Veliaj, dha efektet e veta. Qytetarët dorëzohen dhe shtëpitë shemben.

Bulevardi i Ri

E njejta qasje u përdor nga qeveria për protestat e banorëve të Bulevardit të Ri, të cilët u përzunë nga shtëpitë e tyre pa u paguar paraprakisht.

Protestës së banorëve, Veliaj ju përgjigj me propagandën për rëndësinë e bulevardit të ri. Ai mohoi përmasat e vërteta të  rezistencës së qytetarëve duke akuzuar mediat për zmadhimin e protestës, ndërkohë që daljet publike akuzoi se ky ishte projekti i Tiranës të cilin nuk mund ta pengonte një pakicë.

Propaganda u finalizua me aksionin e qinda policëve, të cilët duke përdorur dhunë fizike dhe gaz i prishën të gjitha shtëpitë dhe hodhën në rrugë qindra banorë.

Teatri Kombëtar

Po kjo strategji u përdor për të minuar rezistencën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Projekti korruptiv në kundërshtim me legjislacion shqiptar e atë europian, u kundërshtua nga artistë e qytetarë të cilët protestën për dy vjet.

Ka qenë protesta më e gjartë dhe model në historinë e tranzicionit shqiptar, e cila për një kohë të gjatë i mbijetoi luftës së rafinuar të Kryeministri Rama dhe Kryebashkikau Veliaj për ta shuar.

Që në momentet e para, Rama dhe Veliaj propaganduan projektin e ri, nevojën e tij, të rejat që ai do të sillte, arritjen arkitekturore të tij projektuar nga arkitekti i shquar Bjarke Ingels.

Nga ana tjetër ata zhvilluan një fushatë agresive kundër artistëve dhe qytetarëve që kundërshtuan projektin, duke i quajtur ata pakicë që pengonte përparimin, të nxitur, të shitur tek partitë politike.

Rama dhe Veliaj arritën të përcajnë komunitetin e artistëve, duke i vënë ata përballë njëri-tjetrit, disa pro e disa kundra dhe në kritika e sulme ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë sulmi ndaj artistëve protestues u zhvilloi një luftë e vazhdueshme e ftohtë—Rama dhe Veliaj i sulmuan personalisht, i shantazhuan, i baltosën.

Megjithatë ata vazhduan të rezistonin. Qendresa e tyre dha rezultate duke e vënë qeverinë përballë kritikave ndërkombëtare dhe futjen e teatrit në listën e Europa Nosta të shtatë objekteve kulturore më të rrezikuara të Europës.

Kritika ndërkombëtare e shtyu Ramën të ndryshonte disa herë projektin e teatrit të ri, por pa hequr dorë asnjëherë nga shembja e tij.

Por pika e fortë e Rasmës ishte durimi i tij i pazakontë—ai priti mbi dy vjet duke shpresuar në lodhjen dhe konsumimin e rezistencës, por edhe në ndezjen e ëndrrave të rreme se teatri ishte shpëtuar.

Kryeministri Rama e di se momenti i fundit është ai i duhuri për të filluar shkatërrimin. Atëherë kur besimi është më i ulët e vullneti për rezistencë është dobësuar.

Dhe pas më shumë se dy vjetësh, më 17 maj 2020 me një operacion të dhunshëm natën në të gdhirë, ai e rrafshoi teatrin, fillimisht duke e rrëzuar atë në pak minuta për të siguruar që edhe nëse do kishte grumbullim qytetarësh do të ishte vonë për ta.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix38 minuta më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar44 minuta më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix53 minuta më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix55 minuta më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar57 minuta më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar60 minuta më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix23 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar23 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix23 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix23 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook