Lidhu me ne

Kryesore

Shembja e Teatrit, analisti: Rama preku dhe votuesit më të rregullt të PS“

Është një moment i trishtë në historinë e jetës së kryeqytetit. Ajo godinë nuk ishte vetëm teatër, por lidhej me funksionimin e qendrës së studimeve shqiptare, që ishte një qendër ku personalitete të shquara të vendit tonë kanë kontribuar për historinë tonë kombëtare. Kolici, Fishta, Dhimitër Berati e figura të tjera. Ishte një qendër që kishte shqërbyer dhe për Institut të Shkencave. Pra ishte një monument i historisë sonë kombëtare. Tani po zhduket dhe kjo është shumë e trishtë.


Analisti Mentor Nazarko tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një moment i trishtë në historinë e jetës së kryeqytetit.

Nuk ka kulla tek Teatri Kombëtar: Prishet marrëveshja mes Bashkisë ...

Sipas Nazarkos, ajo godinë nuk ishte vetëm Teatër Kombëtar, por kishte edhe disa funksione të tjera të rëndësishme, ndërsa shtoi se edhe nga pikëpamja legale ka probleme.

Ndërsa, duke vlerësuar protestat e shoqërisë civile, analisti theksoi se me shembjen e Teatrit, Rama ka prekur edhe ata individë që votonin rregullisht për Partinë Socialiste.

Situata në Kosovë/ “Jo zgjedhje të reja”, Mentor Nazarko: Duhet ...

“Është një moment i trishtë në historinë e jetës së kryeqytetit. Ajo godinë nuk ishte vetëm teatër, por lidhej me funksionimin e qendrës së studimeve shqiptare, që ishte një qendër ku personalitete të shquara të vendit tonë kanë kontribuar për historinë tonë kombëtare. Kolici, Fishta, Dhimitër Berati e figura të tjera. Ishte një qendër që kishte shqërbyer dhe për Institut të Shkencave. Pra ishte një monument i historisë sonë kombëtare. Tani po zhduket dhe kjo është shumë e trishtë.

Nga pikëpamja legale, besoj se procedura e shkatërrimit të saj duhet të ketë probleme. Nuk jam në dijeni që ta formuloj personalisht ku është problemi ligjor. Një veprim i tillë i shpejt pa e pasur të qartë se cfarë do të bëhet atje është gjithashtu problematic. Ne kemi të bëjmë me një kryeministër, i cili që kur ka filluar të bëhet personazh publik, ka formuluar që herët prishjen e kësaj godine”, tha Nazarko.

Mënyra si u prish godina e Teatrit ishte ndryshe, kjo ndërhyrja e policisë si ishte?
Mendoj që vlejnë të gjitha argumentet kritike për veprimin e policisë. Koha e zgjedhur për të ekzekutuar këtë vendim, që qarkullon në mendjen e Ramës që herët, është konceptuar se nuk do të kishte rezistencë të madhe, edhe pse ka pasur. Është hera e parë në historinë e pluralizmit që shoqëria civile bën një rezistencë kaq të gjatë. Në këtë kuptim unë kam gjithë fjalët më meritore për këtë rezistencë. Është një rezistencë që i bën nder shoqërisë shqiptare.

Pati dhe përçarje…
Kjo është e pashmangshme. Shoqëria jonë e ka përjetuar në mënyrë dramatike prishjen e teatrit, ndodhi në mes të pandemisë. Ngjarje si këto e provokojnë thellë emicionalitetin publik. Në periudha si këto të epidemive, emergjencave, tërmeteve, shoqëritë janë më të ndjeshme. Në këtë kuptim ishte një goditje, që ka pas një efekt të jashtëzakonshëm. Ky veprim duhet të ketë prekur edhe krahun e atyre që votojnë rregullisht për PS. Kjo ngjarje ka prekur në mënyrë transversale edhe ata individë që mund të identifikohen me krahun e majtë.

Protestat do të vijojnë, a mendoni se janë rruga e duhur dhe se duhen përshkallëzuar?
Kur flitet për protestat duhet t’i vendosim ato në kontekstin e duhur kohor. Gjithë shteti kontrollohet nga një parti dhe një individ, pra nuk funksionon pluralizmi. Opozita nuk është e përfaqësuar në asnjë institucion. Edhe sikur Rama të mos kishte prirje autokratike, në kushtet kur opozita nuk është e pranishme, edhe Jezu Krishti do bënte veprime autoritare. Janë mbivendosur disa faktorë që zmadhojnë fuqinë e kryeministrit, jo vetëm pandemia. Në një situatë si kjo unë jam për protesta të shoqërisë civile, që kanë legjitimitet të fuqishëm. Këto protesta e destabilizojnë pushtetin në mënyrë shumë më natyrale.

FOTOT E FUNDIT, cfare ka mbetur nga shembja e teatrit

Në momentin që këtu ndërhyn opozita a politizohet protesta?
Ky është një problem real. Psh. protesta e studentëve e destabilizoi seriozisht qeverinë Rama, pasi pati impakt të madh, por përfshirja e opozitës për ta ndarë në parcela, apo dhe vetë përfshirja e Ramës, e zbehën atë protestë. Rama ka komunikuar me qindra studentë, dhe përfshirja e tij e zbehu protestën. unë jam për protesta të shoqërisë civile.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Mix3 minuta më herët

100 vjet FENDI! Fakte që duhet t’i dini!

100 vjet FENDI Stili i Fendi-t është një përzierje delikate e klasit dhe elegancës, historisë italiane, me elemente baroke dhe...

Mix6 minuta më herët

Ja pse debatojmë në çift bazuar në shenjën e horoskopit!

Problemi nuk është aq shumë vetë konflikti, por tendenca për të përsëritur gjithmonë të njëjtat modele, për të grindur për...

Radar10 minuta më herët

10 gratë më të votuara në Zgjedhjet Parlamentare të 2025 në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur rezultatet e pjesës më të madhe të votave të numëruara, duke...

Mix12 minuta më herët

Kush do të jetë James Bond i ri?

Kush do të jetë agjenti i ardhshëm 007? Kjo është pyetja që ka ngjallur debat të madh pasi Amazon ka...

Radar29 minuta më herët

Koalicioni Euroatlantik i Bashës regjistrohet në KQZ, me kryetar Endri Hasën

Partia “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare...

Mix3 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport3 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix4 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske4 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Facebook