Lidhu me ne

Kryesore

Alfred Lela: Njerëz lëvizni, mos prisni Shqipërinë dhe b*thën tuaj t’ua shpëtojë Alfredi, Roberti, Agroni apo Sokoli

Alfred Lela: Presidenti ka të drejtë

Nga Alfred Lela –

Kam dalë i gërditur nga përballja me kryeministrin Rama mbrëmë në ‘Real story’. Së pari, ishte pandjeshmëria e tij elefanteske, e një burri dhe babai që ka folur dje me mallëngjim (fals) për të birin, të cilin e hedh në napolonin publik sa herë i duhet, siç bëri së fundmi edhe ditën e tërmetit. Së dyti, dhembja që shihja kryetarin e Qeverisë së Shqipërisë, një ismailqemal fals, që gënjente në çdo fjali, ndërkohë që quante rrena çdo dokument që ne i vinim përballë, çdo deklaratë të institucioneve europiane që i citonim, e me radhë.

Së treti, ishin një pjesë e mesazheve që më vinin mua, por besoj edhe kolegëve të mi nga miq, të njohur, politikanë, të panjohur, e me radhë. Secili kishte një bone to pick (një sherr për të konsumuar) me Ramën. Të vetin. Që ndoshta kishte të bënte me Shqipërinë dhe fatin e saj, por me gjasë edhe jo.

Bujar Kapexhiu, për shembull, një burrë i urtë në ditë të urta, më nisi një mesazh se, pse po buzëqeshja dhe se Rama po tallej me ne. Sot Artur Zheji kishte bërë një shkrim dhe ma dërgoi me whatsapp. Si një dorashkë të ftohtë dueli shpatash. Në ndryshim nga Kapexhiu, Zheji, të paktën më pat ofruar mbështetje me një sms pas dhunës. Karikaturisti u shfaq, sa për të goditur edhe ai. Në ditë të turbullta edhe kapexhinjtë bëhen policaxhinj.

Nejse, secilit të vetën, apo jo.

Ka pasur edhe bjerrakohës në rrjetet sociale, që japin mend për çdo gjë, betejën, dhimbjen, mënyrën e jetës, çfarë duhet të mendojë tjetri, që qortonin gazetarët e përleshjes së të enjtes mbrëma me Kryeministrin ‘pse buzëqeshni’. Qeshnim, o budallenj race, se po qanim së brendshmi. Qeshnim se edhe burri që kishim përballë luante gaztorin. Ata që më kanë parë duke qeshur, duhet të kujtojnë se një prej etiketimeve të mia për kryeministrin mbrëmë ishte ‘gaztor’. Këndelleshim, se ishte e pamundur të mos, me piruetat e Ramës, me inkonsistencat e tij, me rrenat hiperbolike, me arrogancën boshe, me aktrimin, e shumë të tjera. Qeshnim nga pafuqia, nga dhimbja se po ai po tallej, por jo me ne, sepse, secili prej nesh në atë sallë, ia tha disa fjalë, duke larë të paktën shpirtin e vet. Ai po tallej në fakt me ju, me shumicën, me ju që nuk ngriheni, por e prisni Shqipërinë dhe bythën tuaj t’ua shpëtojë Alfredi, Roberti, Agroni apo Sokoli.

Siç pritët që nga Enveri t’ju çlironte rrjedha e kohës, një mrekulli apo diversantët (të cilët po ju i vrisnit dhe spiunonit, edhe pse vinin për lirinë tuaj).

Të dielën e rënies në kthetrat e Policisë, sapo mbërrita në vendin e protestës një grua më tha ‘je shumë vonë; ku ke ke qenë; nuk na ke mbështetur’. I thashë, duke mërmëritur, se kam qenë nëpër studio televizive duke u mbrojtur pareshtur, apo para kompjuterit duke shkruar. Por kjo nuk mjafton për ‘popullin’ i cili edhe revolucionin e do qesim, nga të tjerët, nga fati.

Sipas kësaj porosie, herë tjetër po i shkoj me pisqollë Ramës në debat dhe po e vras si një avnirustem i imagjinatës suaj. Që pastaj të qeshni ju. Dhe të jeni të kënaqur. Me bythën e dhjamosur në kanapenë e shtëpisë dhe një revolucion në kokë që duhet t’jua përziejnë të tjerët si kafe turke.

Mos e prisni ndryshimin me shpenzimet e trupit dhe mendjes sime.

Move your fucking arses!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook