Lidhu me ne

Sport

Cilat janë lojërat më të mëdha esports ?

biggest-esports
Mbështesni GameON Albania duke përdorur kodin support-a-creator: GAMEONALBANIA

Cilat lojëra kanë audiencën dhe prize pool-in më të madh në 2019?

Pavarësisht nëse jeni fans i lojërave të vjetra si Counter-Strike: Global Offensive ose Dota 2, ose preferoni lojëra aksion si Fortnite ose Apex Legends, 2019 ka qënë një vit fantastik për esports.

Rekordet e prize pool janë thyer gjatë këtij viti ndërkohë që brande të cilat nuk janë të fushës së gaming kanë sponsorizuar dhe investuar më shumë në ekipe dhe turnamente. Intel madje arriti të sigurojë dhe një event të mbështetur nga lojërat olimpike për Rocket League dhe Street Fighter V për Tokyo 2020.

E gjithë skena po rritet me ritme të shpejta. Por tashmë ka kohë që disa lojëra kanë ngritur kokë mbi të tjerat dhe kanë shkruar emrin në historinë e esports. Me Worlds 2019 në League of Legends që po zhvillohet dhe Overwatch World Cup dhe PUBG National Championship Finals në horizont, le të hedhim një sy se cilat lojëra janë esportet më të mëdha të 2019 deri më tani.

Termi “më i madh” mund të përkufizohet në disa mënyra. A është më i pari? Ai me prize pool më të lartë? Ai më i luajturi? Për këtë klasifikim, le t’i hedhim një sy turnamenteve më të mëdhenj dhe më të mirë të esports në 2019 dhe të krahasojmë prize pool total, numrin e turnameteve dhe turnamentet më të ndjekura.

League of Legends

  • Prize pool: $6,585,000
  • Turnamente: 43
  • Turnamenti më i parë: LPL Summer (65.4 milionë)

Fortnite

  • Prize pool: $64,338,000
  • Turnamente: 20
  • Turnamenti më i parë: Fortnite World Cup (2.3 milionë)

Dota 2

  • Prize pool:  $44,155,000
  • Turnamente: 20
  • Turnamenti më i parë: The International (2 milionë)

CS:GO

  • Prize pool: $14,963,000
  • Turnamente: 23
  • Turnamenti më i parë: IEM Katowice Major (1.2 milionë)

Hyrja e Fortnite në skenën e esports ka sjellë investime shumë të mëdha, edhe pse Dota 2 ka prize pool-in më të lartë në një event të vetëm gjatë The International këtë vit.

Battle royale i Epic është gjithashtu e dyta në shikueshmëri pas gjigandit League of Legends. Loja e Riot ka pasur më shumë turnamente, për shkak të ligave rajonale në çdo cep të globit. Edhe pse ka shikueshmërinë më të lartë, prize pool total i League of Legends është në vend të fundit, por kjo padyshim që do të ndryshojë pas Worlds 2019.

Për sa i përket popullaritetit, ai gjithashtu mudn të klasifikohet në varësi të disa specifikave, por zakonisht shikueshmëria është treguesi më i mirë.

Eventi më i ndjekur i esports është finalja e Worlds 2018 në League of Legends, duke arritur mbi 205 milionë shikues me 6.19 miliardë orë të para. Worlds i këtij viti me shumë mundësi do e rrisë edhe më shumë këtë rekord.

RenditjaLojaShikuesTurnamenti
1League of Legends65.4 milionë (LPL Summer 2019)
2Fortnite2.3 milionë(Fortnite World Cup 2019)
3Dota 22 milionë(The International 2019)
4CS:GO1.2 milionë (IEM Katowice Major 2019)
5Free Fire1 milionë(Free Fire World Cup 2019)
6PUBG980k(PUBG Korea League Phase 1)
7Arena of Valor764k(Arena of Valor World Cup 2019)
8Overwatch612k (Netease Esports X Tournament Winter)
9Apex Legends570k(Twitch Rivals Apex Legends Challenge)
10Hearthstone357k(Hearthstone World Championship 2019)

Tabela e mësipërme tregon numrat e shikueshmërisë për eventet më të ndjekura të esports në 2019 në varësi të lojërave. Me shumë mundësi rradha do të ndryshojë deri në fund të vitit, me evente si Overwatch World Cup që pritet të sjellin shumë shikues.

Bazuar tek numrat e mësipërm, League of Legends është padyshim esports më popullor. Jo vetëm që kishte 65 milionë shikues për LPL, kishte gjithashtu audienca shumë të mëdha dhe në rajonet e tjera.

Lojërat battle royale gjithashtu dominionin listën, me Fortnite dhe Apex Legends që kishin sjellë audienca shumë të mëdha, duke demonstruar popullaritetin e tyre në Twitch.

Free Fire, një battle royale mobile popullore në Azi, por dhe në vendin tonë, ka arritur të sjellë shumë shikues, edhe pse nuk është dhe aq popullore në Amerikën e Veriut, duke treguar influencën e audiencës aziatike.

Lojëra të mëdha FPS si Rainbow Six: Siege dhe Call of Duty janë jashtë kësaj liste, me shumë mundësi për shkak të popullaritet të madh të battle royale.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix1 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix1 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar1 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet1 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore1 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook