Lidhu me ne

Mix

Gogësima ose gromësira / Këto janë shkaqet më të shpeshta përse gogësijmë!

A keni menduar ndonjëherë përse gogësijmë?

Gogësitja kryesisht është kthim i paqëllimshëm i ajrit nga lukthi në gojë, i shoqëruar me tingull të zëshëm

Gogësitja mund të tregojë problem të caktuar shëndetësor, i cili mund të jetë pak a shumë i rrezikshëm, mirëpo mund të thotë edhe tërësisht e parrezikshme nxjerrja e tepricës së ajrit nga lukthi, transmeton Telegrafi.

Gogësima ka të bëjë me aktin e vullnetshëm dhe të pavullnetshëm të nxjerrjes së ajrit nga lukthi nëpërmjet gojës.

Gogësitja 3–4 herë pas racionit është normale dhe shpesh shfaqet për shkak të thithjes së tepërt të ajrit gjatë ngrënies. Mirëpo, nëse gogësitja është më e shpeshtë (gogësitja e vazhdueshme), mund të jetë fjala për ndonjë shkaktar shëndetësor, siç janë problemet e tretjes.

Nëse gogësitja e përhershme nuk trajtohet, aq më parë nëse shkaktar është problemi i tretjes, simptomat mund të përkeqësohen. Për këtë shkak është me rëndësi të zbulohet shkaktari i gogësitjes së përhershme dhe të reagohet në mënyrën adekuate ndaj saj.

Këto janë shkaqet më të shpeshta të gogësitjes:

Pijet e gazuara dhe pijet e nxehta

Lëngjet e gazuara, birra, pijet e tjera shkumuese që përmbajnë dyoksid karboni. Ky gaz akumulohet në lukth, pastaj del jashtë nëpërmjet gojës. Nëse dëshironi të shmangni gogësitjen, mos pini pije të nxehta. Gjatë pijes së pijeve të nxehta, përpijmë sasi të mëdha ajri i cili shkakton fryrje.

Intoleranca ndaj laktozës

Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, do të thotë që zorrët tuaja nuk munden në tërësi të tretin produktet e qumështit. Në vend të kësaj, laktoza fermentohet në lukth dhe shkakton prodhimin e gazit. Për këtë shkak shfaqen fryrja, dhembja në stomak dhe gogësitja.

Mënyra e ngrënies

Nëse hani tepër shpejt apo përpini kafshata të mëdha ushqimi, është më se e sigurt që do të përpini edhe ajër. Do të duhej të ngadalësonit tempin e ngrënies dhe të përtypni mirë çdo kafshatë.

Refluksi i thartirës së lukthit

Refluksi i thartirës së lukthit (djegësira) shfaqet më së shpeshti gjatë shtatzënisë, te personat me mbipeshë dhe te organizmat të cilat nuk e tretin ushqimin mjaft shpejt. E gjithë kjo mund të shkaktojë gogësitjen, të cilën mund ta shmangni me marrjen e ilaçeve antacide.

Ushqimi me erëza të tepërta apo ushqimi i thartë

Qepa, domatja dhe agrumet bëjnë pjesë në artikujt me nivelin më të lartë të thartirës, gjë që te disa mund të shkaktojë djegësirën dhe gogësimën.

Çamçakëzët dhe bonbonet

Pos që janë plot me sheqer, shkaktojnë edhe thartirën, me përtypjen dhe thithjen e bonboneve thithim ajër të cilin trupi e nxjerr jashtë nëpërmjet gojës.

Stresi

Personat të cilët janë depresivë apo nën stres, përpijnë sasi të mëdha ajri. Shpesh në situata të tilla shfaqet edhe fryrja për shkak të së cilës shfaqen edhe diarreja edhe gogësitja. Nëse nuk mundeni t’i kontrolloni emocionet tuaja dhe nuk dini se si të përballeni me stresin dhe depresionin, kërkoni ndihmën e mjekut.

Helicobacter pylori

Helikobacter pylori është shkaktar i shpeshtë i të thatit në lukth dhe pothuajse gjithmonë shkakton gastritin. Helicobacter pylori mund të shkaktojë fryrjen, dhembjet në stomak dhe gogësimën.

I thati në lukth

Ndonjëherë gogësitja mund të thotë që keni të thatin në lukth. Të thatët gjenden në muret e lukthit, mirëpo më së shpeshti janë të shkaktuara me infeksione. Gjithashtu mund t’i shkaktojë edhe konsumimi i tepruar i barnave kundërinflamatore siç është ibuprofeni. Nëse keni të thatin, do të ndieni fryrje dhe përkeqësim për shkak të konsumimit të ushqimit të yndyrshëm. Të thatët në lukth mund të shërohen me këshilla profesionale të mjekëve.

Gogësitja – si ta ndalim?

Gogësitja vetvetiu nuk shërohet, sepse nuk ka nevojë për të. Mirëpo nëse gogësitni tepër dhe shumë shpesh, shkoni te mjeku që të zbuloni shkaktarin e gogësitjes dhe të caktohet metoda adekuate e shërimit.

Te gogësitja e shpeshtë mund të ndihmojë shtrirja anash. Afrimi i gjunjëve te gjoksi derisa qëndroni shtrirë gjithashtu mund të ndihmojë në ndërprerjen e gogësitjes.

Xhenxhefili, kardamoni, koriandri dhe karafili, mund të jenë të dobishëm, sepse kanë efekt pozitiv ndaj fryrjes dhe inflamacionit, sikurse edhe çajrat kamomili, nenexhiku,

Si të pengohet gogësitja e përhershme?

Megjithatë, nëse do të ulni rrezikun nga shfaqja e gogësitjes së përhershme, mund të ndërmerrni disa nga këta hapa:

– uluni dhe ngadalë hani çdo racion
– mos bisedoni derisa përtypni
– shmangni alkoolin dhe pijet e gazuara
– shmangni përdorimin e pipit, më mirë pini drejtpërdrejt nga gota
– pini mjaft ujë
– shmangni pirjen e duhanit
– mbani peshë të shëndetshme trupore
– shmangni situatat të cilat shkaktojnë anksiozitet dhe mundësi hiperventilimi
– merrni suplementë probiotikë për përmirësimin e tretjes.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 minuta më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix22 minuta më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix29 minuta më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar41 minuta më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix50 minuta më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske1 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet1 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore1 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Radar1 orë më herët

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk...

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Facebook