Kryesore
Shembja e Teatrit/ Të gjitha reagimet nga Meta te Europa Nostra
Shembja në errësirë e Teatrit Kombëtar solli menjëherë reagimet e Presidentit të Republikës, kreut të opozitës Lulzim Basha, Sali Berishës, Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, apo edhe Europa Nostra-s.
Presidenti Ilir Meta
Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.
Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.
KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.
Lulzim Basha
Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.
Sali Berisha
Nje barabari kulturore e Edvin Kristaq Xhelatit qe te kujton genocidin fetar kulturor te Enver Hoxhes te vitit 1967! sb
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, NISMA Thurrje, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri, ResPublika, Rrjeti ASAN, Të gjithë për Teatrin, Teatri për të gjithë!
Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve.
Kërkojmë njëzëri lirimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar. Njëkohësisht i kujtojmë publikut të gjerë se kompleksi i Teatrit Kombëtar është dokumentuar në çdo centimetër në dosjen e dorëzuar pranë organizatës “Europa Nostra” që e ka shpallur muajin e kaluar Teatrin Kombëtar si vlerë e përbashkët evropiane.
Në këto raste qytetarët ngrihen në këmbë e bashkohen aty ku vazhdon qëndresa, aty ku do ndërtojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës: te Teatri.
Protesta e qytetarëve kundër dhunës dhe arrogancës vazhdon.
Europa Nostra
Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë. Mëngjesin e sotëm, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit të mbrojtur Kombëtar në Tiranë.
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur për shembjen e Teatrit Kombëtar me një postim në Instastory, ku zakonisht publikon fotot e udhetimeve. Ai ka nxjerre pamjeku fadromat e INUV shembin godinën historike të Teatrit Kombëtar.
“Iku edhe një pjesë tjetër e historisë së këtij qyteti”, shprehet Blendi Fevziu.
Fotot/ si e masakroi policia Albana Vokshin
Përmes një videoje shpërndarë mediave, PD thotë se pre e dhunës së policisë në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka rënë edhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshi.
Sipas demokratëve, në ndihmë të ish-deputetes Vokshi ka shkuar gazetari Enkel Demi, i cili gjithashtu është konfrontuar me efektivët e policisë.Situata para Teatrit është tensionuar prej mëngjesit të sotëm, pas aksionit për shembjen e godinës.
Nuk rikthehet demokracia, pa burg për Edi Ramën (Teatri si autopsia e një krimi perfekt)
Krimi i ndodhur në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, ka vetëm një autor, atë që si personazhet e romaneve më të çmendura të këtij zhanri e planifikoi krimin e tij prej 22 vjetësh. Pavarësisht se në këtë histori kanë hyrë dhe kanë dalë shumë figura të njohura, nga Violeta Manushi tek Pandi Majko, nga Robert Ndrenika te Maks Velo, nga Aurel Plasari tek shërbyes të pështirë si Agron Hysenlliu e Erion Veliaj, autori dhe projektuesi i masakrës mbetet vetëm një.
Por sado perfid, i sofisttikuar dhe gjatë gjithë dy dekadave i veshur me mbrojtjen e pushtetit, Edi Rama ka lënë gjurmë në krimin e tij. Sot mjafton një enumeracion i tyre për të të kuptuar se ai është i pandehuri ekselent që nuk mund ti shpëtojë dot prangave.
Historia fillon në vitin 1998 kur ai u bë ministër kulture. Ndëkrohë që në publik mbante aureolën e revolucionarit që shtirej sikur tallej me aktorët e socrealizmit, ai nuk qe veçse zyrtari banal që firmoste kontrata të paligjshme. Mes shumë e shumë mëkateve që do të rridhnin më pas, çdo prokuror i pavarur që do të bëjë drejtësi, mund të hapë sot kontratën e ministrit me çorape të kuqe dhe çitjane me pronarët e Bingo Ylli. Skandaloze. Ndërsa ministrit të kulturës ligji i lejon të vendosë firmën vetëm për sipërfaqe që nuk i kalojnë 500 metrat, ai i jep bingos plot 570 metra të Teatrit Kombëtar. Si e bën këtë? Duke fallcifikuar letrat dhe duke zvogëluar hapsirën. Cili është dëmi? Nga 74 milionë lekë në vit që duhet të përfitonte teatri, kontrata e re i jep vetëm 4 milionë. Të tjerat shkojnë në xhepat e përfituesve.
Nuk dihet nëse ky krim fillestar ka determinuar të gjithë të tjerat. Nuk dihet as nëse fshehja e tij, ka përcaktuar më pas betejën estetike për godinën që deri sot Europa Nostra e konsideronte si një ndër 7 perlat më të rrezikuara të kontinentit. ë
Eshtë vështirë të thuhet nëse ankthit të grabitësit vitet i shtuan edhe patologjinë e pa kuruar ndaj të gjithë atyre që për arsye krejt të ndryshme donin ta mbanin në këmbë këtë monument kulture. Ndofta të gjithë faktorët u bënë bashkë dhe sapo pati mundësinë kur u rikthye në pushtet, Edi Rama e vuri në axhendën e tij shembjen e Teatrit. Sipas dëshmisë që ka dhënë vetë arkitetkti danez Bjarke Ingels, Rama e ka thirrur atë diku nga mesi i vitit 2016- për ti kërkuar një projekt për teatrin e ri. Natyrisht, për të arritur këtu, ai duhet të kryente më parë një veprim tinzar, nxjerrjen nga harta e zonës së mbrojtur të kësaj godine.
Por manipulimet nuk mbarojnë këtu. Publikut iu shit, madje kështu është e shkruar edhe në dokumentet zyrtare, sikur ideja e shembjes dhe gritjes së godinës së re ishte një ofertë e pakërkuar e kompanisë Fusha. Pra mashtrimi tjetër me ligjin: Fusha që e ka dorëzuar kërkesën e tij në shkurt 2018 po përdorej vetëm si koperturë për të gënjyer Këshillin Bashkiak dhe parlamentin, pasi Rama i kishte nisur tratativat që në 2016.
Por, rastet ku çdo prokuror mund të hetojë vazhdojnë. Me qenëse Fusha duhet të ndërtonte dhe kulla në një tokë shtetërore, projekti ngecte. Për “dhurimin” e asaj toke duhet të votonte me dy të tretat, Këshilli Bashkiak. Rilindja nuk e arrinte dot këtë numër votuesish, prandaj u përdhos kushtetuta, iu rrëmbyen kompetencat pushtetit lokal, dhe u vendos që rrëmbimi të bëhej me ligj special nga kuvendi. I njëjti ligj që u votua nga socialistët dhe që Meta e çoi në Kushtetuesen e pangritur ende.
Edhe ligji vetë, megjithëse sot i pavlerë, pati shkelje të mëdha për dhënien e një prone shtetërore pa garë, e cila u fshikullua edhe nga Komisioni Europian.
Nëse një prokuror do të hetojë atij nuk ka si mos i bëjë përshtypje se në krim u përfshinë menjëherë gjithë strukturat shtetërore. Sapo Fusha dorëzoi propozimin, ministria e Kulturës e shpalli atë të përkryer. Në të njëjtën kohë, brenda dy javëve, instituti sharlatan i ndërtimit prodhoi raportin se ndërtesa mund të shembej me tërmetin më të parë (ranë dy të fortë që athere).
Po të shikohet kontrata e Fushës me shtetin ajo përbën një subjekt më vete për burg. Leja për kulla që iu dha atij, parashikonte një koificent shfrytëzimi të jashtë ligjshëm për Tiranën, dhe një intensitet ndërtimi përtej atij që lejon plani rregullues i miratuar nga vetë Veliaj.
Këtij projekti i doli boja aq keq, sa edhe ata që e gatuan në kulisa u detyruan të tërhiqen, por duke këmbëngulur sërish tek qëllimi final. U gjet sebepi sikur Fusha nuk kishte para, për kërkesat që pretendonin artistët dhe u vendos që teatrin ta shembte-ndërtonte vetë bashkia. Megjithëse mashtrimet se shteti nuk kishte para, u rrëzuan, megjithëse, kjo nuk e bënte më të detyrueshme ngritjen e të riut në tokën e të vjetrit, projekti nuk ndryshoi. Por sërish duke zgjedhur një rrugë kriminale. Veliaj, i tredhur nga Rama organizoi një votim klandestin në këshillin bashkiak, pa respektuar afatin 5 ditor, duke shmangur diskutimet dhe duke fallcifikuar dokumentat, dhe vendosi ti çojë ruspat teatrit.
Natyrisht, këto janë aspektet më ulërtitëse të këtij krimi që ngërthen brenda vetes edhe dhjetra të tjerë më të vegjël.
Por, mjafton situata kur ai u krye, në një natë të shtune, nën gjendje të jashtëzakonshme, me një dhunë të paparë policore, pa pyetur për dy çështje të depozituara në gjykatën e pa ngritur kushtetuese, për ta bërë atë një krim të zi, perfekt.
Si i tillë, ai është shumë më tepër se shembja e një godine historike për qëllime korruptive. Ai përbën autopsinë e një demokracie të vdekur në çdo qelizë të saj. Ai simbolizon njëkohësisht edhe pushtetin diktatorial të njëshit, edhe servilizmin e pështirë të lolove të oborrit (aktorë, inxhinjerë, gazetarë), edhe shtetin pa gjykata, edhe policinë e dhunshme dhe brutale, edhe sistemin e lidhjes së shkurtër të autokratit me oligarkët, edhe rënien e çdo institucioni demokratik që nga parlamenti deri tek Këshilli bashkiak. Pra kjo histori është simboli më i mirë shtetit monist nën të cilin po vuajmë.
Në këtë kuptim, ndëshkimi i këtij krimi me shumë gjurmë është një domosdoshmëri. Opozita që ka dalë sot në rrugë dhe që bën thirrje në rënojat e teatrit për mosbindje cilvile, duhet të betohet sot aty, jo për largimin e Edi Ramës, por për ndëshkimin e tij. Sepse çdo ndryshim politik i pa shoqëruar pa dënimin e autorëve të kësaj masakre do të ishte një farsë. Ne kurrë nuk do të bindemi se ka ndryshuar diçka, nëse ky krim harrohet. Kjo duhet bërë me çdo çmim, qoftë dhe duke shkelur mbi SPAK-un gjoja amerikan, qoftë edhe me koston se, bashkë më të akuzuarin kryesor, mund të digjen si dëme kolaterale, plot shkelës të tjerë të ligjit. Sepse ky është krimi “par exellence”, i cili na jep mundësinë, që duke ndëshkuar personin ta bëjmë këtë edhe me sistemin 20 vjeçar që ai përfaqësoi. Se paku Edi Rama, me shembjen e teatrit na e ofroi këtë mundësi, që me një proces të vetëm të dënojmë së bashku dhe atë ç’ka ai përfaqësoi. Tjetra është në dorën tonë.
Budina thirrje Metës: Shpërndaje parlamentin, partitë politike të na bashkohen ose në djall të shkojnë
Regjisori Edmond Budina i kërkoi Presidentit Meta shpërndarjen e ‘parlamentit ilegjitim’. Sipas Budinës, jemi në diktaturë dhe jo në demorkaci.
Po ashtu Budina i është drejtuar me një thirrje partive politike që ose t’i bashkohen kësaj nisme, ose të shkojnë në djall.
“Na falni që Teatri u shemb por Aleanca nuk ka vdekur ende. Tentuan të vrisnin shokët tanë brenda. Krim në tentativë. Ne nuk do e falim këtë gjë.
Këtu u varros demokracia, tashmë jemi në diktaturë. I bëjmë thirrje popullit për mosbindje civile. I bëjmë thirrje Presidentit të shpërndajë parlamentin, shpërndaje parlamentin.
Të vijojmë protestat. Partitë politike në daç t’i bashkohen, në daç nëse nuk duan në djall të shkojnë. ”- tha Budina.
Psikologia zbërthen marrëdhënien e Edi Ramës me Teatrin
Psikologia Jorida Rustemi e lexon fiksimin e verbër të pushtetit të Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar si një testim kufijsh.
Sipas psikologes, ende në popull mbizotëron ‘psikologjia e qenit të rrahur që të vogël’.
“Une shoh ketu ekzaltimin e nje lideri me pushtet absolut, pafytyresisht te maskuar. Ky lider po teston kufijte, teston limitet e veta ne menyren qe do ai. Une keshtu e shoh. Me dhemb qe perdoret psikologjia e turmave per t’i shtypur turmat. Nje lider qe vertet mendon te mbetet, qe do te mendoje, qe mendon per njerezit e vet, se ca gjera te mira i ka bere. Por edhe Hitleri ka bere ca te mira, me gjithe mizorite e veta. Por ky njeri nuk kishte pse vepronte me njerezit nen sherbim, nuk kishte pse vepronte nen pabesi. Sepse vetem kete periudhen e fundit kaluam termetin, koronen, njerezit ishin te pajtuar me masat qe moren autoritetet. Edhe une vete isha pajtuar, por gjithe ai besim ne fund na kthehet ne pabesi.” – u shpreh psikologia tek emisioni “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e cila shtoi se “Po na mbizoteron psikologjia e qenit te rrahur qe te vogel”.