Lidhu me ne

Kryesore

Gjekmarkaj: Të gjithë punët e pisëta, Edi Rama po i bën me Sandër Lleshin


               Nga Agron Gjekmarkaj

Teksa Edi Rama shembte sot Teatrin Kombëtar në mënyre mafioze duke përdorur si mburojë panikun, që ndodhi vetë me pandeminë disa gjëra ranë sy po aq sa pluhuri i ndërtesës mbi kufomën e institucioneve shqiptare!

U ndaluan artistë si Budina, Liçaj etj, politikanë si Kryemadhi, Braimallari, Kërpaçi, Kelliçi, qytetarë të ndryshem, por dhuna e policisë simbolikisht performacën e vet më të urryeshme e realizoi me Alfred Lelen gazetarin e publicistin e mirënjohur ! Ai ishte aty siç ja lyp detyra dhe u afrua kur tre police gra po arrestonin një vajzë kur befas disa policë me uniforme e një civil ju hodhën shtazërisht përsipër, i vunë prangat sikur të ishte më i rrezikshmi i krimineleve , e shëtitën duarlidhur përreth godinave teksa dy pjesëtare të forcave speciale i mbanin me forcë kokën ulur!

Sa me zell rraskapites e bën atë sulm policet ndaj një individi kaq të njohur i cili vetëm flet e shkruan siç ja lyp profesioni! Policet e pushtetit janë gati të bëjnë çdo gjë për ta mbrojtura atë nga protestuesit! Skena me Lelën është pamja e përgjithshme e shoqërisë sonë sot! Koka e tij qe tentohej te mbahej e ulur poshtë me dhune është koka e çdo qytetari, e çdo gazetari, e çdo politikani !  Sot jemi në një regjim policor !

Ky regjim shemb çdo gjë trashëgiminë historike e nesër edhe shtëpitë tona, rreh protestues dhe arreston qytetare!  Të gjitha punët e pista Edi Rama po i bën me S’nder Lleshin këtë fare tipi qe paskësh ne gji urrejtje e frustim ndaj gjithë botes ! Këtë burrec të vogël e të mjerë, qe dikur të fuste thonjte ne fyt po ti shaje Sali Berishën e tani jua fut gazetareve, që kritikojnë a reagojnë ndaj  Edi Rames ! Ai pat thëne qe pas çdo polici si shihni fytyrën time! Atë shohim kur rrihen fëmijët, kur hidhet gaz lotsjellës ndaj qytetareve, kur përdoret ideologjikisht policia, kur dhunohen gazetaret! Po Sandër ty shohim, të keqpërdorur, të tjetërsuar , të mjere , të kapur pas një karrigeje si biçim ! Opozita pat lajmëruar që teatri është vija e kuqe ! Kjo vijë u shkel!

Tani ajo se mbron më teatrin po të paktën të mbrojë veten sepse policia e Rames dhe e Sandrit ju shkon edhe në seli! Ky është shtet policor! Këtu s’ka me asnjë institucion! Nuk ekziston politika as parlamentarizmi ekziston vetëm dhuna! Ata që ende e duan lirinë dhe demokracinë duhet ta mbrojnë atë, duke filluar nga Presidenti i Republikës , Kryetari  i Opozitës deri tek qytetari me i thjeshte ! Liria nuk mbrohet me lutje por me rezistence! Një pyetje kam për Yuri Kim a do të marrë anën e shqiptareve apo te gangsterit që po ju rrëmben çdo gjë?!!/panorama.com.al/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook