Lidhu me ne

Kryesore

Servilizmi, arma e Veliajt për të bërë karrierë

Për të garantuar vendin në stacionin e pritjes drejt ambicieve të tij politike, Erion Veliajt i duhet të paguajë. Gjoba, në një qeveri si kjo e Ramës, është të marrë përsipër krimet e shefit. Teatri dhe Unaza e re, janë dy nga pusetat më të ndotura ku kjo qeveri ka ngecur, dhe Veliaj është vetëofruar duke vënë vullnetarisht fytyrën e tij mbi fadroma.

Dy ditë më parë, u publikua një shkresë ku Kryeministri Rama i kalon në pronësi Bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar, çfarë do të thotë se ai e shkarkoi tashmë barrën e vet. Pas reagimeve nga opozita, Veliaj doli menjëherë në deklaratë duke riprodhuar të njëjtat argumentet dylekshe që ka artikuluar në vijimsi. Ai foli përsëri për teatrin si një karakatinë tallashi, kuti shkrepseje fashiste e një bojekt dopolavoro për ushtarët italianë.

Me të njëjtën logjikë parashkollore, ai vazhdoi duke thënë se teatri nuk është godina, por institucioni, çfarë do të thotë se (siç është shprehur edhe herë të tjera), historia nuk qendron tek ndërtesa, por tek ngjarjet. Por në fakt ai nuk mendon kështu për rekuizitën. Duke u ankuar se protestuesit kanë marrë peng reliket e përdorura nga aktorë të mëdhenj si Kadri Roshi, ai kërkoi nga protestuesit ti kthejnë këto objekte. Pra veshjet e Kadri Roshit bartin histori, skena ku ai ka luajtur jo!

Për më tepë ironi, vetëm një ditë më parë Veliaj u shpreh se do të bënte muze shtëpinë e të ndjerit Maks Velo. Në këtë rast, na del se shtëpia si ndërtesë paska vlerë historike, duke na sjellë kujtimin e të ndjerit, ndërsa ndërtesa e teatrit nuk e paska këtë funksion për veprat e luajtura në atë skenë! Dhe, për ti shkuar ironisë deri në fund, ai premton të bëjë muze shtëpinë e Velos, ndërsa vetë i ndjeri sa qe gjallë, ka kërkuar e protestuar që pikërisht Teatri të jetë muze e jo shtëpia e tij!

Të thuash se kompleksi teatror, i ndërtuar nga një arkitekt i madh Italian si Giulio Berte, është një karakatinë tallashi, është aq qesharake sa nuk ia vlen të debatohet. Për këdo të verbuar që mund ti besonte këto deri dje, tashmë nuk ka më dyshime pas vendimit të Europa Nostras për ta renditur atë në vend të parë mes objekteve që ka marrë në mbrojtje. A mos vallë drejtuesit e këtij institucioni kaq serioz e profesional, i cili ka tashmë një dosje të plotë për vlerat arkitekturore e historike të Teatrit Kombëtar, janë nostalgjikë patetikë të instrumentalizuar nga SHQUP-i?

Pra, ndërsa për Veliajn kjo godinë është një karrakatinë, për institucionin më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Europiane ajo përbën një “vlerë e trashëgimisë kulturore europiane”. E kjo jo vetëm për Europa Nostra-n, por tashmë edhe për një masë të madhe artistësh, trupash teatrore, e madje deri tek fitues të çmimit nobel, nëpër Europë, të cilët janë solidarizuar me protestën, duke dërguar letra e peticione në mbrotje të teatrit.

Sigurisht, Veliaj e ka plotësisht të qartë se broçkullat e tij nuk i ha kush, sado që ai mundohet ti thotë serbes e pa iu dridhur qerpiku (duke rrezikuar madje në çdo moment t’ia plasë të qeshurës në mes të fjalimit). Ai e di shumë mirë që vetëm humb nga kjo histori, por kjo është një valle e cila duhet hequr deri në fund. Qeveria nuk mund të pranojë se u gjunjëzua nga një grusht njerëzish që qendrojnë kokëfortë në shesh, ndaj duhet t’ia ngarkojë dikujt faturën. Sidomos tani, me krizën ekonomike që po vjen, Ramës i duhet një rrufepritës për të tërhequr vëmendjen e pakënaqësisë popullore.

Pro kjo, gjithsesi nuk do të shkojë dot gjatë. Ata e dinë se nuk mund t’ia dalin dot me këtë kauzë, e cila sa vjen e po gjen më shumë mbështetje, tashmë edhe tek ndërkombëtarët. E vetmja gjë që mund të bëjnë, është ta shtyjnë edhe ca, siç kanë bërë tashmë prej më shumë se dy vjetësh.

© SYRI.net

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook