Lidhu me ne

Kryesore

Mandat i tretë për PS? Hasimja: E rrezikshme për vendin dhe për vetë PS-në

Mandat i tretë për PS? Hasimja: E rrezikshme për vendin dhe për vetë PS-në

Në një intervistë për Ora News, politilogu Ermal Hasimja u shpreh se roli i opozitës ka qenë i kufizuar nga gjendja e jashtëzakonshme. Ai tha se nga opozita duhet të ketë ide konkrete dhe efikase për zgjidhjen e problemeve.

“Patjetër që është në rolin por edhe në instiktin e opozitës, që në momentin e parë që dilet pak a shumë, ose fillon bën hapat e parë nga dalja e gjendjes së jashtëzakonshme përpiqet të rigjejë në rolin e saj. Deri më tani ky rol ka qenë i kufizuar, është e kuptueshme sepse kërkohet një lloj bashkimi kombëtar dhe ruajtje e qetësisë. Kurse tani pres një lloj rizgjimi dhe riaktivizimi të opozitës. Mendoj sesa më tepër se mbështetja e çdo kauze thjesht për të dalë kundra qeverisë, më duke pak e rrezikshme. Më tepër sesa kaq, kërkohet nga opozita ide konkrete dhe efikase, jo populiste për zgjidhjen e problemeve”, u shpreh Ermal Hasimja.

Ai tha se opozita ka pasur disa propozime dhe se për pjesën e koncensioneve ka një përkrahje nga njerëzit.

“Nuk janë pak propozime, duhen parë një nga një se sa janë efikase dhe sa dobishme janë për vendin. Është e qartë që ajo për koncensionet ka pothuajse një përkrahje të përgjithshme nga njerëzit duke pasur parasysh natyrën problematike të koncensioneve. Kurse për pjesën tjetër ka diskutime sepse janë çështje më teknike që vlen të diskutohet edhe me ndihmën e ekonomistëve”, theksoi Hasimja.

Hasimja mendon se reforma zgjedhore duhet realizur duke parë interesin e vendit, dhe se duhet parë kuptimi i përfaqësimit.

“Është në traditën e marrëveshjeve të mëparshme, janë të dy forcat kryesore në Shqipëri që përpiqen të sigurojnë atë që ju duken për kushtet më të mira të garimit nga pikë pamja e secilit prej tyre. Kuptohet e katalizuar e gjitha në një lloj kompromisi politik. Kjo është pjesa që tradhton pak opozitën, qeverinë po se po e kemi parasysh. Duhet parë në rradhë të parë interesi kombëtar, duhet parë kuptimi i përfaqësimit në Shqipëri. Duhen analizuar të gjitha problemet që ka pasur ky përfaqësim më përpara. Çdo ndryshim duhet bërë në bazën e kësaj analize”, deklaroi Ermal Hasimja.

Sipas tij, një mandat i tretë i PS do ishte e rrezikshme për vendin dhe për vetë partinë.

“Do ishte e rrezikshme përveçse për vendin por edhe vetë për Partinë Socialiste. Vjen një pikë kur pushteti shndërrohet në arrogancë, sepse momentin që konstaton që askush nuk lëviz më prej puhstetit, nuk e ke më ndjenjën e përgjegjmërisë dhe të llogaridhënies që e ke në një situatë normale. Aq më tepër kur ekonomia shqiptare dhe gjendja në përgjithësi ishte problematike dhe e rënduar edhe para koronavirusit e tërmetit, mund ta marrim me mend se si do jetë kjo gjendje më vonë”, u shpreh Ermal Hasimja.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix23 orë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 ditë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 ditë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix2 ditë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Facebook