Lidhu me ne

Kryesore

OGERTA, ja që tym në Ministri paska pasur


               Nga Bardh Spahia

Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë…

Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë:

– Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237 /2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00..

– Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?

– Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?

– Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 “Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent )

-Nga ky urdhër sipas pikës 8 “Ogerta e Tymit” përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhërin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete.

-Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht? Pse u desh që të publikonim emailin që ministrja ta pranonte?

Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i “shet” të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjësi individuale, tha se “Incidenti” ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigative anoncionin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktuar të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distribution ( Firma Jote e preferuar zonja ministre që për koincidencë të fatit ka fituar fiks 166 tendera gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT deri në daljen e tymit).

Këto nuk janë rastësi Ogerta, as gafa te trasha; (SI LIDHJA E PORTIT TE VLORES ME ATE TE ANCONES QE E THE ME LEHTESINE E NJE NJERIU TE PALEXUAR JAVE ME PARE NE MEDIA). ME ARROGANCE vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane! Ja që tym paska pas Ogerta. Dhe tymi që ka dale nga firma jote këtë herë ka qenë i zi…

PS. Përsërisim thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu që e mohon dicka që është e shkruar e zezë mbi të bardhë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook