Kryesore
Protestë në sheshin “Skënderbej”, dhunë dhe arrestime ndaj qytetarëve
Sipas protestuesve, vendi ynë po rrëshqet në diktaturë dhe se Shqipëria duhet të nisë hapjen dhe të mos shkelë më të drejtat e individit.
Policia ka shpërndarë me dhunë një tubim paqësor të shoqërisë civile dhe studentëve në sheshin “Skënderbej”.
Dhjetëra qytetarë, duke respektuar distancën sociale për shmangien e pandemisë u mblodhën në shesh për të kundërshtuar masat e qeverisë “Rama”.
Policia nuk ka lejuar vijimin e tubimit dhe pa asnjë paralajmërim ka ndërhyrë duke shpërndarë me dhunë protestuesit.
Disa prej organizatorëve të tubimit janë shoqëruar me pranga në Polici.
Mes personave të shoqëruar është dhe studenti Klajdi Bello, i cili ka qenë një nga organizatorët e protestave të studentëve.
Nga pamjet e siguruara nga Fax News, Bello është tërhequr gati zvarrë për disa metra për tu shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë dhe të paktën 2 të tjerë janë futur me dhunë në makinat e policisë, ndërsa është shoqëruar nga unofromat blu dhe avokati Zaçe Islami, i njohur së fundmi dhe për qëndrimet e tij kontraverse mbi ekzistencën e një virusi të tillë vdekjeprurës.
Sipas protestuesve, vendi ynë po rrëshqet në diktaturë dhe se Shqipëria duhet të nisë hapjen dhe të mos shkelë më të drejtat e individit.