Lidhu me ne

Kioske

Pedagogu

Pedagodu – nga Bilbil Beqiri / Podiumi.com

Podiumi – Irisi në “botën” e portaleve

Pedagogë ka universiteti shumë, por unë dua të flas pak për njërin prej tyre. Pedagogu që dua të flas unë për të është shtat shkurtër,  por mos u shqetësoni sepse ai i ka marrë masat për këtë. Ai i mban flokët lart me xhel tërë kohës, kështu që në këtë mënyrë i fiton disa centimetra gjatësi. Këpucët i ka me gome të trashë, ja ku u bënë edhe disa centimetra të tjerë nga poshtë që e ndihmojnë pedagogun të duket më i gjatë. Kryesisht vesh kostum por jo gjithmonë kravatë. Cigare nuk e kanë parë ndonjëherë të ketë tymosur.

Në orën e tij të mësimit është shumë i rreptë, vetëm lexon nga fletorja e vet, dhe nuk lejon askënd të bëjë pyetje, arsyeja vetkuptohet, ai ka frikë se mos pyetjet i vijnë të vështira dhe nuk do mund t’u përgjigjet dot.

Bën sikur i ka për zemër  studentët e shkëlqyer por në fakt e kundërta është e vërtetë, ai nuk i do aspak ata, sidomos shikimet e tyre skeptike kur ai përpiqet të shpjegojë ( lexojë )  temën e ditës. Ai më tepër do studentët e painteresuar dhe të pavëmendshëm. Në një kafe të relaksuar dhe konfidenciale pedagogu mësohet ta ketë thënë vetë me gojën e tij këtë gjë.

– Nuk i duroj dot ata të rreshtit të parë. Sesi më shikojnë ! Pastaj, vitet kalojnë shpejt, ata do vijne të ma zënë vendin dhe jo këta që vetëm një copë pesë duan

Makinat i ndërron shpesh, jo sepse është shumë i pasur por sepse merret me tregti makinash. E ka më tepër punë të dytë. Makinat ua shet studentëve që kanë mundësi ekonomike. Ndërsa studentët ia blejnë jo se duan makinat e tij të vjetra, por sepse duan ta kenë mirë me të. Sa të kalojnë lumin…

Në fakt nga kjo puna e shitjes së makinave nuk është shumë i lumtur. Se e marrtë e mira edhe studentët nuk është se janë shumë të mirë për mbajtje sekretesh. Por pedagogu është duke shitur makina përkohësisht, derisa të bëjë edhe ai librin e vet si të tjerët, sepse pastaj do fillojë edhe ai t’u shesë studentëve edhe ai librin e vet me detyrim të nënkuptuar.

Njëherë i duheshin lekë borxh dhe si “kolateral’ për kthimin e lekëve kishte sezonin e provimeve që po afronte. – Sa të vijë sezoni i provimeve do t’i kthej lekët, – mësohet t’i ketë dhene garanci huadhënësit.

Kur ka komision për mbrojtje diplomash është i pari që shfaqet. Eshtë dita më e lumtur e tij, është dita e hakmarrjes për të. Si një Chihuahua – intermezzo- ( zërin e ka të hollë )

 kërcënon me pyetje kandidatët, që bëjnë sikur e respektojnë sepse duan të kalojnë “lumin”.

Tani ju doni ndoshta të dini se kush është pedagogu, në cilin universitet punon apo se çfarë lënde jep. Këtë nuk jua them, shikoni pedagogun tuaj

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix3 orë më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Facebook