Lidhu me ne

Aktualitet

A kanë më kuptim kufizimet?

E dyta, nëse marim të mirëqenë shifrat zyrtare që jepen nga institucionet përkatëse, ato janë në një nivel që përgjithësisht nuk duhet të na shqetësojnë.  Mirëpo, nëse janë vërtet kaq të ulta mbyllja e Shqipërisë, vashdimi i autorizimeve apo pegesat e tjera për të vazhduar jeta ekonomike dhe shoqërore normalisht janë të pajusitifikuara dhe pandemia mund të menaxhohet kollaj. Nëse pastaj ato nuk janë shifrat  e vërteta por infektimi është përhapur më gjerëissht se kaq, atëherë mbyllja është e legjitimuar. Por të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë. Duhet të jetë ose njëra ose tjetra llogjikë.

Ervis Iljazaj

Për sa i përket ecurisë të kurbës së pandemisë dhe menaxhimit të shoqërisë në këto momente Shqipëria ka dy kontradiksione. E para, kurba e infektimeve në Shqipëri arrin në një ditë majën e saj më të lartë, një ditë me vonë pikën më të ulët, dhe një ditë më pas përsëri majën më të lartë. E gjitha kjo ecuri nuk ka asnjë llogjikë shëndetësore apo statistikore. Në këtë kuptim duket qartë se  diçka nuk shkon në këtë drejtim, duke bërë më konfuz shoqërinë për ecurinë e pandemisë në Shqipëri.

E dyta, nëse marim të mirëqenë shifrat zyrtare që jepen nga institucionet përkatëse, ato janë në një nivel që përgjithësisht nuk duhet të na shqetësojnë.  Mirëpo, nëse janë vërtet kaq të ulta mbyllja e Shqipërisë, vashdimi i autorizimeve apo pegesat e tjera për të vazhduar jeta ekonomike dhe shoqërore normalisht janë të pajusitifikuara dhe pandemia mund të menaxhohet kollaj. Nëse pastaj ato nuk janë shifrat  e vërteta por infektimi është përhapur më gjerëissht se kaq, atëherë mbyllja është e legjitimuar. Por të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë. Duhet të jetë ose njëra ose tjetra llogjikë.

Megjithatë, përtej ecurisë së kurbës që është e palogjikshime, duke qartë se Shqipëria nuk është prekur dhe nuk kaluar pasoja shëndetësore nga virusi si shumë vënde të tjra. Madje, i gjithë rajoni duket sikur është më pak i prekur ne krahasim me vëndet europiane.

Dilemat që ekzistojnë tani me  mendime ekspertësh apo qeveritarësh të cilat janë ndonjëherë në kundërshtim me njëra tjetrën, sigurisht që janë legjitime. Nuk është e lehtë për një kryeministër të marrë guximin të vendosë për hapje totale të vëndit duke qënë se ky vendim ka një përgjegjësi të madhe. Por nga ana tjetër gjithashtu është e pamundur që vëndi mund të vashdojë në këtë situatë, pasi pasojat ekonomike dhe sociale janë të mëdha.

Në këtë kuptim, Shqipërisë nuk i duhet as hapje dhe as mbyllje, por një hapje e sigurtë. Që nënkupton hapjen e jetës shoqërore dhe ekonomike, por me masa sigurie të mire përcaktuara. Kjo gjë kërkon jo vetëm mundësinë që njërzit ti kenë këto masa, por kërkon dhe një  përgatitje të shoqërisë për të jetuar në këtë mënyrë. Përgatitje e cila deri më tani ka munguar. Që nga ky moment e deri sa të dalë në treg një vaksinë kundër këtij virusi, në duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Kjo është detyra e qeverisë, të sensibilizojë njërzit, të përcaktojë rregulla sigurie dhe ti japë mundësi atyre të kenë akses për marrjen e masave, si përdorimi i maskave në mënyrë të detyruar në ambjentet e punës apo ambjente të tjera. Mirëpo që të ndjekësh këtë strategji, duhet që institucionet shtetërore ta bëjnë punën e tyre sic duhet. Kontrollet dhe zbatimi i masave duhet të ndiqen në mënyrë sistematike. Nëse shteti shqiptar arrin ta bëjë këtë, nuk ka arsye se përse njërzit duhet të vashdojnë të jetojnë të mbyllur .

Sepse në këtë mënyrë, ka rrezik që kostot shëndetësore tek ata do të jenë edhe më të mëdha se nga virusi. Të gjithë ekspertët e psikologjisë dhe të shëndetit  po ngrejnë alarmin se, duke ndëjtur mbyllur shëndeti i njërzve po përkeqësohet ndjeshëm.

Po të shtosh këtu edhe problemet ekonomike, të papunësisë apo rrezikun e falimentimit të shumë biznevse, pyetja që ngrihet është nëse ‘’ja vlen barra qeranë’’ të bëjmë këtë sakrificë duke ndejtur mbyllur.

Kështu që, duam apo sduam ne, do apo sdo qeveria,  njërzit do të fillojnë të shkojnë në punë, të takojnë të afërm apo miq, pasi kjo është jeta e njeriut. Ndryshe dhe jeta nuk ka asnjë kuptim.

E rëndësishme është që të gjitha këto aktivitete që janë natyrore për njeriun ti bëjnë nën masa të rrepta sigurie. Masa që duhet ti vendosë, dhe të kontrollojë zbatimin e tyre vetëm qeveria. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix18 orë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore18 orë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix19 orë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix19 orë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix19 orë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar20 orë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix20 orë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar21 orë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Radar21 orë më herët

Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Chatbot-it të DeepSeek AI “i lidhet gjuha” kur pyetet për çështje që konsiderohen si politikisht të ndjeshme nga Partia Komuniste...

Facebook