Lidhu me ne

Gatime

Receta gatimi tradicionale shqiptare / Revani Tradicionale me Mjaltë – Ndjesia Perfekte e Shjes

nga AgroWeb

Nga kuzhina tradicionale tek ajo moderne e ditëve të sotme, kjo ëmbëlsirë vijon ta ruajë identitetin e saj. Foto: Flickr

Vështirë se mund t’i rezistosh shijes tradicionale së kësaj ëmbëlsire të shkrifët, të butë, ëmbëlsuar me sherbet e mjaltë.

E përsosur, e lehtë, e shijshme! Fantastike për t’u shërbyer në raste festash por edhe për të krijuar momente të dashura, të ëmbla në familje.

Revania është një ndër ëmbëlsira më të vjetra shqiptare. Vështirë se mund t’i rezistosh shijes së saj të butë, të shkrifët, të ëmbëlsuar me sherbet dhe mjaltë.

Në çdo shtëpi shqiptare ëmbëlsira e revanisë është më e dashura e të gjitha recetave. Nënat dhe gjyshet e përgatisin këtë recetë përherë në raste të gëzueshme familjare por edhe gjatë fundjavave kur të gjithë kanë mundësi të bashkohen në familje.

Nga kuzhina tradicionale tek ajo moderne e ditëve të sotme, kjo ëmbëlsirë vijon ta ruajë identitetin e saj. Megjithëse e ka traditën nga zonat e jugut të Shqipërisë, kjo recetë përgatitet nga të gjitha amvisat shqiptare në të gjithë vendin.

Amvisat në shumë raste kombinojnë këtë ëmbëlsirë duke shtuar të tjerë përbërës që i shtojnë asaj edhe më shumë shije dhe aromë.

AgroWeb.org sjell një recetë të shijshme të revanisë shqiptare, krejt lehtë për t’u përgatitur në shtëpi si një alternativë fantastike për të shoqëruar dhe ëmbëlsuar drekat apo darkat në familje.

Përbërësit

1 gotë me miell

½ gotë me sheqer

1 gotë me miell misri për ëmbëlsira

4 vezë

1 gotë vaj

1 pako pluhur pjekës

200 gr kos

2 vanilje

2 lugë mjaltë

lekurë portokalli ose limoni (sipas preferencës)

Përgatitja e sherbetit

3 gota ujë

2 gota sheqer

gjysëm portokalli ose limoni (sipas preferencës)

1 shkop kanele

(I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet)

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi:

Në një tas të madh të të bollshëm rrahim vezët. Më pas shtojmë sheqerin dhe mjaltin dhe vijojmë rrahjen edhe për 5 minuta.

Në vijim, shtojmë vajin, kosin, si dhe lëkurën e portokallit apo të limonit.

Në një tas tjetër, hedhim miellin e misrit për ëmbëlsira dhe atë të grurit, hedhim gjithashtu edhe pluhurin pjekës dhe vaniljen. I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i shtojmë tek masa e vezëve.

I rrahim për 2-3 minuta të gjitha bashkë dhe e hedhim të gjithë masën në tepsi.

Ëmbëlsirën e fusin në pjekje në furrë, në temperaturën 170 gradë. E lëmë të piqet për 35 minuta derisa merr në sipërfaqe ngjyrë të kuqërremtë.

Sapo e nxjerrim nga furra, i hehdim sherbetin e ftohtë. Në mënyrë që të përthithë të gjithë masën e sherbetit sa më mirë e shërbejmë tre orë pasi i kemi hedhur sherbetin./AgroWeb.org 

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Ka nisur romancë me Jennifer Aniston? Reagon aktori Pedro Pascal

Së fundmi janë publikuar fotot ku shihet Pedro Pascal duke dalë nga një darkë me Jennifer Aniston, ndërsa thashethemet për...

Mix12 orë më herët

Probleme me pagjumësinë? Ja çfarë të hani para gjumit

Nëse jeni një nga ata që keni vështirësi të flini natën, nuk jeni vetëm. Ju ndoshta nuk e dini që...

Mix12 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Dashuria është në ajër këtë javë! Ngjarja më e rëndësishme kozmike këtë javë është eklipsi diellor në Dash, i cili...

Mix12 orë më herët

“Adolescence” është një histori e vërtetë

Mini-seriali me katër episode “Adolescence”, që rrëfen historinë e një djali adoleshent të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të...

Mix12 orë më herët

Sienna Miller na dëshmoi se kjo xhaketë nuk del kurrë nga moda

Ne kemi marrë shpesh udhëzime nga Sienna Miller sa i përket stilit dhe veshjes. E njohur për qasjen e saj ndaj...

Mix12 orë më herët

”Othello” me Denzel Washington thyen të gjitha rekordet

Një prodhim i ri teatror i “Otellos” të William Shakespeare, me aktorët amerikanë Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal, ka thyer...

Mix12 orë më herët

10 përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore që marrim nga xhenxhefili

Me sa duket xhenxhefili është një përbërës kryesor në shumë lëngje të shëndetshme dhe kjo jo pa arsye. Ndërsa rrënja...

Mix12 orë më herët

Këto 3 shenja horoskopi nuk i duron dot askush në zyrë

Janë disa shenja të horoskopit që, megjithëse mund të jenë ideale për shoqëri, në zyrë nuk janë edhe aq partner...

Mix12 orë më herët

3 ushqimet që ju duhen për një mëngjes të shëndetshëm!

Nëse kërkon një mëngjes të thjeshtë, por të pasur me vlera ushqyese, janë disa përbërës që nuk duhet t’i anashkalosh....

Mix12 orë më herët

“Përfitimet Shëndetësore të Arrave | Një burim i shëndetit dhe mirëqenies

Arra është një nga frutat më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj të përditshme. Përveç shijes së...

Facebook