Lidhu me ne

Kryesore

Nëse edhe kësaj radhe nuk bien çmimet e ndërtimit, kjo provon se nuk jemi ekonomi e tregut të Iirë

Për shkak të pandemisë mund të ndodhë edhe fenomeni tjetër që transaksionet të bien më shumë nga sa kanë rënë aktualisht apo do të ketë një stanjacion, ku as nuk do të shitet, as nuk do të blihet. Nëse këto nuk ndodhin, do të kemi të bëjmë me shtim të parasë informale

Revista “Monitor” publikoi një vëzhgim mbi situatën e sektorit të ndërtimit në Shqipëri dhe pasojat e mundshme të pandemisë mbi të. Sipas këtij vëzhgimi goditja është e pashmangshme dhe do të reflektohet në kërkesë, të patën 4-8 muaj pas pandemisë. 

Efektet e krizës duan edhe pak kohë që të ndihen dhe publiku i gjerë kërkon më shumë kohë për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe të përditësojë qëndrimin. Efektet e karantinës nuk do të ndihen menjëherë pas saj, por do të ndihen pas 4,6 apo 8 muajsh kur shtrëngohet nevoja e pronarit për të shitur. Nuk mendoj se çmimet do të rriten në këtë psikologji të përgjithshme krize dhe frike. Këtë vit, çmimet do të korrektohen, pra do të ulen. Ekonomia u godit nga tërmeti, por nga ana tjetër edhe pandemia e koronavirusit po shkakton shumë pasiguri për të ardhmen dhe sipas logjikës ekonomike, kjo do të sjellë rënie të çmimeve.

Në rast se pas kësaj situate, çmimet nuk do të bien, atëherë kjo tregon qartazi që ekonomia jonë nuk është një ekonomi e tregut të lirë. Për shkak të pandemisë mund të ndodhë edhe fenomeni tjetër që transaksionet të bien më shumë nga sa kanë rënë aktualisht apo do të ketë një stanjacion, ku as nuk do të shitet, as nuk do të blihet. Nëse këto nuk ndodhin, do të kemi të bëjmë me shtim të parasë informale

citon revista Juliana Nela, një person i angazhuar me transakaionet e pronës në treg. 

Një tjetër arsye që e bën logjike rënien e çmimeve është ajo që cilësohet mbingipje e tregut me ndërtime, të cilat edhe sot që flasim nuk po ndalin, sidomos në zonat më të kërkuara të Tiranës ku çmimet shkojnë deri në 2500 euro/m2. 

Prej kohësh tregu është i mbingopur apo në mbiprodhim, por kësaj situate i është përgjigjur një kërkesë. Mendoj se janë elementet ekstra të tregut, si ata që kishin likuiditete që donin t’i ngurtësonin, jo tregu normal i konsumatorëve që e mbulon këtë kërkesë

deklaron një tjetër aktor në treg, Ylli Sula. 

Është e qartë se tregu i ndërtimit nuk po i bindet prej kohësh logjikës normale kërkesë/ofertë, por po ilustron investimin e parave informale. Ajo që të vjen ndërmend natyrshëm në këtë lloj sjelljeje atipike është ndikimi që mund të ketë në këtë sektor amnistia e re fiskale. 

Pra nëse legalizohen paratë e padeklaruara të shumëkujt, është e qartë se një pjesë e tyre do të kalonin drejt blerjeve në ndërtim, duke mbajtur në këmbë një ofertë që nuk ka lidhje me ekonominë reale, por me pastrimin ligjor të parave të pista dhe legalizmin kriminal të evazionit të kryer në gjithë këto vite. 

Ky do të jetë fundi i logjikës së shtetit pasi falja e këtyre krimeve penale po bëhet në funksion të një sektori ku ka investim të qartë politik dhe interesa që nuk janë zbuluar ende. 

Këtu ecuria shkon kundër çdo arsyetimi normal edhe për një arsye tjetër. Revista shkruan se nëse bankat do të japin kredi për shtëpi në masën 100%, mendohet se do të çlirohen 700 milionë euro kapital për 22 mijë familje që janë me qira. Aktualisht bankat garantojnë vetëm 80% të vlerës, duke bllokuar kështu shumë familje të investojnë. Pyetja që lind është se përse qeveria nuk nxit kreditimin në këtë drejtim, apo të lobojë që kjo situatë të zgjidhet, por rend në dhënie lejesh dhe në amnisti? Respublica.al

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix13 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix13 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix13 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar13 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar14 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix14 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar14 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix14 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar14 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook