Lidhu me ne

Kryesore

Muzikë e birra natën e fundit, mjekët shqiptarë e mbyllin misionin në Itali me gjoba e padi

Mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët u dërguan nga qeveria të ndihmonin në spitalet në Itali, e kanë mbyllur në mënyrë aspak dinjitoze misionin e tyre.

Corriere Della Serra shkruan se ekipi shqiptar, një ditë para kthimit në atdhe janë mbledhur për të festuar duke pirë birra dhe duke dëgjuar muzikë me zë të lartë në dhomën e hotelit ku po qëndronin në Brescia.

Kaq ka mjaftuar që pronari i hotelit ku ishte vendosur kontigjenti i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të thërriste policinë.

Kështu sipas gazetës italiane, grupi i specialistëve shqiptarë, të cilët duhet të kthehen sot në Tiranë janë gjobitur deri në 500 euro secili, pas një muaji duke shërbyer në frontin e parë të luftës me koronavirusin në Itali.

 “Sipas të dhënave të para duket se mbi 10 prej tyre janë mbledhur në një nga dhomat e hotelit për të festuar fundin e misionit dhe kthimin në atdhe. Një festë që në kohën e koronavirusit nuk mund dhe nuk duhej të mbahej, edhe kur bëhet fjalë për mjekë dhe infermierë që kanë ardhur në Iatli për të ndihmuar” – shkruan gazeta.

Përpos grumbullimit të paligjshëm, ndaj 2 prej tyre do të ngrihet edhe padi për rezistencë dhe kundërshtim të forcave të rendit.

“Ne duhet të sqarojmë se çfarë ndodhi mbrëmë dhe kushdo që ka përgjegjësi do të duhet të përgjigjet për të”– tha Gianpaolo Natali, këshilltar i partisë “Fratelli d’Italia” në Brescia.

Këtë mëngjes ai tha se do të merrej me ankesën e dhjetë personave nga ekipi shëndetësor shqiptar, të cilët ishin të befasuar nga ndërhyrja e policisë kur festuan fundin e misionit para se të niseshin për në Tiranë.

“Unë nuk do të hyj në meritat e ndërhyrjes policore, por këta njerëz mbërritën në Itali me urdhër të kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta me spitalet e tejmbushur nga Covid. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me një padi për kundërshtim të forcave të policisë dhe nëntë gjoba prej 500 eurosh. Ne duam të kuptojmë se çfarë ndodhi në hotel mbrëmë dhe nëse ka përgjegjësi të atyre që kanë kryer operacionin. Në këtë sens, ne do të kërkojmë që çështja të diskutohet në parlament “.- tha Natali.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook