Lidhu me ne

Kryesore

Këneta shqiptare dhe mbreti i bretkosave…

Nga Artur ZHEJI

Gjithmonë e më shumë, Shqipëria është sot një jehonë e “kua – kua – kuave”, të një kori bretkocash pa identitet, e për pasojë pa personalitet, të një Kënete të stërmadhe.
Dhe dukshëm këneta dhe banorët e saj “kënetarë”, kanë zgjedhur pa dyshim edhe mbretin e tyre, kënetor, apo një superkryeministër, toksik, llastik i llastuar, gjuhëkeq e idhnak, sa më shumë që bëhet plak.
Porse Idhnaku plak, mendjeshteruar dhe gojëshpuar, nuk mund të shpallet kursesi fajtor për këtë, që kori i bretkocave apo kënetarët, e kanë shpallur de facto mbret të tyre.
Shqipëri më të dobët dhe më mjerane, zor se mund të përfytyrohet dhe kënetarë më të kërrusur, pa kandil në tru dhe pa fisnikëri në zemër, nuk mund të kish ardh kaq nartyrshëm në kajmakun e pështirshëm të llumit kënetor.
U deshën tërmeti dhe “korona”, që edhe ajo pak gëlqere ngjyruese në surratet e disave, të plasaritej e të binte, si një kore e infektuar e një plage të sëmurë. Sikundër dhe është sot, klasa jonë politike, gjithmonë e më miope, përfituese, zhvatëse dhe mashtruese.
Dhe në këtë rrafsh, krye-bretkoci, apo mbreti i bretkocave, ndryshe kryeministri ynë, nuk mund të bëhet me faj se do të marrë edhe të tretin edhe ndoshta të katërtin mandat qeverisës, për të udhëhequr mjeshtërisht punët e Kënetës sonë Kombëtare, që dhe qelbet gjith’ e më shumë, nga harbutëria, kotësia dhe pashpirtësia e paskaj.
Sepse, kush më shumë dhe kush më pak, banorët e shumtë të Kënetës, ata që munden të turbullojnë sadopak ujin e saj të ndenjur, janë vënë në rradhë dhe presin me dorë ndehur, ndonjë llokëm, nga zhvatja e përgjithshme që tash, rishpërndahet vetëm nga: “Një Dorë!”
Dhe kështu, Idhnaku Plak, me erën e rëndë të gojës, ku dhe ngjyen batërdinë e fjalëve që lëshon përditshmërisht, kërcënon, por më së shumti blen kokër për kokër “kundërshtarët” dhe nënujshmërisht, po përgatitet të pleqërojë edhe më gjatë, në Pashallëkun e tij kënetor.
“Kua-kua-rakuaja”, po bëhet tash, gjitmonë e më tepër, melodia demoralizuese e kësaj Shqipërie të lodhur, nga paaftësia e vetvetishme për të dalë nga kënetllëku dhe shitblerja e të gjitha shpresave në tregun e zhapikëve dhe shushunjave të gjithë pushtetshme.
Pa mbrriti si me porosi dhe ky gripkovid19, që dhe “coronavirus family” i thonë apo kurorë-virus, që vendosi në mes anktheve, edhe vulën e thatë, të Kurorës së të gjitha Pushteteve, mbi një kokë të vetme, duke e shpallur idhnakun mjekërbardhë e zemërzi, mbret fuqiplotë, që mundet pra, ta pshurrë Kënetën sa herë të dojë: Me consensus!
Kjo dhe është piktura e sotme, të tjerat janë llafe, për ta cilësuar kënetën dhe mbretërinë, ashtu sikundër nuk është. Sepse kryesorja në këtë Vend, është qarkullimi i llokmave dhe askurrë qarkullimi i elitave…

360grade.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook