Lidhu me ne

Kryesore

VIDEO nga gazeta Dita: Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur

April 25, 2020 19:56

VIDEO: Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur

Ata jetojnë në kamje, në shtëpi të mëdha, të rrethuar nga mure të lartë dhe sende luksi; janë pronarë të fshehur biznesesh të mëdha; kanë llogari bankare në parajsat fiskale; fëmijët e tyre arsimohen në shkollat më të shtrenjta të Perëndimit; ata marrin shërbim shëndetësor cilësor jashtë vendit.

Shahen, pështyhen dhe përbetohen për ndëshkim kur janë në opozitë por korruptohen dhe kamen njëjtë me pararadhësit kur marrin pushtetin.

Po Shqipëria?

Shqipëria e vogël, atdheu i bukur i shqiptarëve të arratisur vijon të mbetet në renditjet rajonale një ndër vendet më të varfra në Evropë.

TË VARFËR?

APO TË VJEDHUR?

Në 2013 Shqipëria votoi për largimin dhe ndëshkimin e një qeverie që vrau dhe vodhi. Ishte viti i shpresës. Por shpresa shumë shpejt u venit. Në vend të ndëshkimit të premtuar erdhi edhe njëherë tjetër pajtimi me të keqen, ndarje e re privilegjesh mes të njëjtëve të pandëshkuar.

Si media që e mbështeti me bindje rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti, DITA e paralajmëroi Edi Ramën që në korrik 2013, një muaj pas fitimit të zgjedhjeve: Lexoni KËTU

Prej 30 vitesh tashmë, ata që e quajnë veten “të majtë e të djathtë” zëvendësojnë njëri-tjetrin në cikle 8 vjeçarë hajdutërish publike.

Video-shënimi më poshtë është përgatitur nga redaksia e gazetës DITA.

Në përgatitjen e tij u përdor tekst nga një editorial i kryeredaktorit  Adrian Thano pas tërmetit të nëntorit 2019, (shpërndarja e të cilit në rrjetet sociale u bllokua nga qeveria), si dhe të dhëna nga një shkrim me autor Endri Shabani.

Video:

VIDEO: 54 mijë dollarë për çdo familje shqiptare? Shqipëria e pasur që nuk njohim from Gazeta Dita on Vimeo.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook